Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding

80 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 17 van 80
SQ / 17
Produktet me etiketën “Lahet me makinë
larëse” ose “Lahet me dorë” lajini vetëm
me një program të përshtatshëm.
Mos i lani rrobat me ngjyrë dhe ato të
bardha bashkë. Veshjet e reja, të errëta të
pambukta lëshojnë shumë bojë. Lajini
këto rroba më vete.
Njollat e forta duhet të trajtohen siç
duhet para larjes.
Lajini pantallonat dhe rrobat delikate të
kthyera së prapthi.
Rrobat që janë ndotur me materiale të
tilla si miell, pluhur gëlqereje, qumësht
pluhur, etj. duhet të shkunden mirë
përpara se të futen në pajisje. Këto tymra
dhe pluhura në rroba mund të
grumbullohen në pjesët e brendshme të
pajisjes dhe me kalimin e kohës mund të
shkaktojnë dëme.
5.3 Këshilla për kursimin e
energjisë
Informacioni në vijim do t’ju ndihmojë që ta
përdorni pajisjen në mënyrë ekologjike dhe
efikase në lidhje me energjinë/ujin.
Përdoreni pajisjen me kapacitetin më të
lartë të ngarkesës së lejuar nga programi
që keni përzgjedhur, por mos e
mbingarkoni. Shikoni "Tabela e
programeve dhe e konsumit"
Ndiqni udhëzimet për temperaturën në
paketimin e detergjentit.
Lajini rrobat pak të ndotura në
temperatura të ulëta.
Përdorni programe më të shpejta për sasi
të vogla rrobash pak të ndotura.
Mos përdorni paralarjen dhe temperatura
të larta për rroba që nuk janë shumë të
ndotura apo me shumë njolla.
Nëse keni ndërmend t’i thani rrobat në
makinë tharëse, zgjidhni shpejtësinë më
të lartë të centrifugës së rekomanduar
gjatë procesit të larjes.
Mos përdorni më shumë detergjent se
sasia e rekomanduar në paketimin e
detergjentit.
5.4 Futja e rrobave për larje
1. Hapni derën e ngarkimit.
2. Vendosini rrobat në pajisje në mënyrë të
lirshme.
3. Shtyjeni derën e ngarkimit për ta mbyllur
derisa të dëgjoni tingullin e kyçjes.
Sigurohuni që të mos kenë mbetur rroba
të kapura te dera. Dera e ngarkimit kyçet
ndërsa një program është në punë. Kyçi
i derës do të hapet sapo të përfundojë
programi. Pastaj mund të hapni derën.
Nëse dera nuk hapet, përdorni zgjidhjet
e dhëna për gabimin “Dera e ngarkimit
nuk mund të hapet.” në pjesën Zgjidhja e
problemeve.
5.5 Kapaciteti i saktë i ngarkesës
Kapaciteti maksimal i ngarkesës varet nga
lloji i rrobave, shkalla e ndotjes dhe
programi i dëshiruar i larjes.
Produkti e rregullon automatikisht sasinë e
ujit sipas peshës së rrobave të futura në të.
Ndiqni udhëzimet në "Tabelën e
programeve dhe konsumit". Në rast
të tejmbushjes së pajisjes,
rendimenti larës i produktit do të
bjerë. Për më tepër, mund të ketë
probleme me zhurmën dhe dridhjet.
5.6 Përdorimi i detergjentit dhe
zbutësit
SHËNIM
Lexoni udhëzimet e prodhuesit në
paketim kur përdorni detergjente,
zbutës, niseshte, zbardhues dhe
dekolorantë, antismërç dhe ndiqni
informacionet e dhëna për dozën.
Përdorni gotën e masës, nëse ka.
SQ
NL

Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkIndesit
ModelIM 1064B MY TIME EE
CategorieWasmachine
TaalNederlands
Grootte7596 MB