Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 16 van 80

SQ / 16
4.7 Lidhja elektrike
Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar
të mbrojtur nga një siguresë 16 A.
Kompania jonë nuk do të jetë përgjegjëse
për dëmet që do të shkaktohen nga
përdorimi i produktit pa tokëzim sipas
rregulloreve lokale.
• Lidhja duhet të jetë në përputhje me
rregulloret kombëtare.
• Infrastruktura kabllore e lidhjes elektrike
të produktit duhet të jetë e përshtatshme
dhe në përputhje me kërkesat e produktit.
Rekomandohet të përdorni një pajisje për
rrymën e mbetur.
• Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet
lehtësisht pas instalimit.
• Nëse rryma elektrike te siguresa ose
automati në shtëpi është më pak se 16
Amper, kërkoni nga një elektricist i
kualifikuar të instalojë një burim energjie
me 16 amper.
• Voltazhi i përcaktuar në pjesën
“Specifikimet teknike” duhet të jetë i
barabartë me voltazhin e energjisë tuaj.
• Mos bëni lidhje nëpërmjet kordonëve
zgjatues apo me shumë priza. Mund të
shkaktohen djegie dhe tejnxehje nga
kablloja e lidhjes.
Kabllot elektrike të dëmtuara duhet
të zëvendësohen nga shërbimi i
autorizuar për të parandaluar
dëmtimin e mundshëm.
4.8 Ndezja
Para se të filloni ta përdorni produktin,
sigurohuni për përgatitjet që përshkruhen
në pjesën “Udhëzimet mjedisore" dhe
"Instalimi". Për ta bërë gati produktin për të
larë rroba, kryeni si punë të parë programin
Pastrimi i Kazanit. Nëse ky program nuk
është i disponueshëm në produktin tuaj,
përdorni metodën që përshkruhet në pjesën
"Pastrimi i derës së ngarkimit dhe i
kazanit".
Ka mbetur pak ujë në produkt për
shkak të proceseve të kontrollit të
cilësisë gjatë prodhimit. Kjo nuk
është e dëmshme për produktin.
5 Përgatitja paraprake
Ju lutemi lexoni më parë pjesën
“Udhëzime për sigurinë”!
5.1 Klasifikimi i rrobave për larje
• Klasifikojini rrobat sipas llojit të
materialit, ngjyrës dhe shkallës së
ndotjes dhe temperaturës së lejuar të ujit.
• Ndiqini gjithmonë udhëzimet e dhëna në
etiketat e kujdesit të teshave.
5.2 Përgatitja e rrobave për larje
• Rrobat me pjesë metalike si tela të
brendshëm, tokëza rripash ose kopsa
metalike do ta dëmtojnë produktin. Hiqini
pjesët metalike ose lajini këto rroba duke
i vendosur ato në një çantë për larje apo
këllëf.
• Hiqni nga xhepat të gjithë objektet e tilla
si monedhat, stilolapsat dhe kapëset
metalike të letrave, kthejini xhepat së
prapthi dhe pastrojini. Objekte të tilla
mund ta dëmtojnë produktin ose të
shkaktojnë probleme me zhurmën.
• Rrobat me përmasa të vogla, të tilla si
çorapet e bebeve dhe çorapet e najlonit,
vendosini në një çantë për larje ose
këllëf.
• Vendosini perdet brenda pa i ngjeshur.
Hiqni pajimet mbajtëse të perdeve.
Artikujt e kapjes së perdeve mund të
shkaktojnë tërheqje dhe grisje të perdeve.
• Mbërtheni zinxhirët, qepni kopsat e
liruara dhe rregulloni të grisurat dhe të
çarat.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Indesit |
Model | IM 1064B MY TIME EE |
Categorie | Wasmachine |
Taal | Nederlands |
Grootte | 7596 MB |