Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 18 van 80

SQ / 18
Sirtari i detergjentit përbëhet nga tri
ndarëse:
(1) për paralarjen,
(2) për larjen kryesore,
(3) për zbutësin,
( ) një copë sifoni në ndarjen e zbutësit,
( ) ka një aparat për detergjentin e
lëngshëm për përdorimin e detergjentit të
lëngshëm në ndarjen e larjes kryesore.
Detergjenti, zbutësi dhe agjentët e tjerë të
pastrimit
• Shtoni detergjent dhe zbutës përpara
nisjes së programit të larjes.
• Mos e lini sirtarin e detergjentit të hapur
kur programi i larjes është i aktivizuar!
• Nëse po përdorni një program pa
paralarjen, mos vendosni detergjent në
ndarjen e paralarjes (ndarja nr. "1").
• Nëse po përdorni një program me
paralarje, ndizni pajisjen pasi të keni
shtuar detergjent pluhur në ndarjet e
paralarjes dhe larjes kryesore (ndarjet 1
dhe 2).
• Mos zgjidhni një program me paralarje
nëse do të përdorni një qeskë detergjenti
ose tabletë të tretshme. Vendoseni
qeskën e detergjentit ose tabletën e
tretshme direkt midis rrobave në pajisje.
• Nëse po përdorni një detergjent të
lëngshëm, ndiqni udhëzimet te
“Përdorimi i detergjentit të lëngshëm”
dhe mos harroni ta vendosni aparatin e
detergjentit të lëngshëm në pozicionin e
duhur.
Zgjedhja e llojit të detergjentit
Lloji i detergjentit që do të përdoret varet
nga lloji dhe ngjyra e copës.
• Përdorni detergjentë të ndryshëm për
rrobat me ngjyra dhe të bardha.
• Lajini rrobat delikate vetëm me
detergjentë të veçantë (detergjent të
lëngshëm, shampo leshi etj.) që përdoren
posaçërisht për rroba delikate.
• Kur lani rroba me ngjyra të errëta apo
jorganë, rekomandohet që të përdoret
detergjent i lëngshëm.
• Lajini të leshtat me detergjentë të
veçantë të prodhuar posaçërisht për të
leshtat.
• Ju lutemi rishikoni pjesën e përshkrimeve
të programeve për programin e
rekomanduar për tekstile të ndryshme.
• Të gjitha rekomandimet për detergjentët
janë të vlefshme për gamën e
temperaturave të zgjedhshme të
programeve.
Duhet të përdorni vetëm
detergjentë, zbutës dhe aditivë të
përshtatshëm për lavatriçe.
Mos përdorni pluhur sapuni.
Rregullimi i sasisë së detergjentit
Sasia e detergjentit varet nga sasia e
rrobave, niveli i tyre i papastërtisë dhe
fortësisë së ujit.
• Mos i kaloni vlerat e rekomanduara të
dozave në paketimin e detergjentit për të
eliminuar problemet me shkumën e
tepërt dhe shpëlarjen e dobët, për të
kursyer para dhe për të mbrojtur
mjedisin.
• Përdorni sasi më të vogla detergjenti për
një sasi më të vogël rrobash ose rroba
me nivel papastërtie më të vogël.
Përdorimi i zbutësve
Vendosni zbutësin në ndarësen e zbutësit
të sirtarit të detergjentit.
• Mos e kaloni shenjën e nivelit (>max<) në
ndarësen e zbutësit.
• Nëse zbutësi nuk është i lëngshëm,
hollojeni me ujë para se ta vendosni në
ndarjen e zbutësit.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Indesit |
Model | IM 1064B MY TIME EE |
Categorie | Wasmachine |
Taal | Nederlands |
Grootte | 7596 MB |