Bosch Air 1000 handleiding

124 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 102 van 124
Lëvizja dhe ruajtja
Air 500/Air 1000 – 6721101252 (2024/10)
102
Prekni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.
Prekni butonin e kontrollit/ricilësimit të gjendjes .
Lani duart pas pastrimit të filtrit.
[Fig. 9
Heqja dhe pastrimi i filtrit]
4.4 Zëvendësimi i filtrit
KUJDES
Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/ose
zëvendësoni filtrin.
Ajërpastruesi është i pajisur me një tregues të zëvendësimit të filtrit
për t'u siguruar që filtri i pastrimit të ajrit të jetë në gjendje optimale gjatë
punës.
KËSHILLË
Filtri nuk lahet as ripërdoret.
KUJDES
Fikeni gjithmonë ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza përpara se të
ndërroni filtrin.
Fikni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
Vendoseni pajisjen horizontalisht në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Rrotulloni dhe tërhiqni kapakun e poshtëm dhe hiqeni nga pajisja.
Nxirrni filtrin nga pajisja.
Hiqni kapakun plastik të filtrit të ri.
Fusni filtrin e ri në pajisje.
Shtyni dhe rrotulloni kapakun e poshtëm.
Vendoseni pajisjen përsëri në pozicionin vertikal.
Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
Prekni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.
Shtypni e mbani butonin e kontrollit/ricilësimit të gjendjes së filtrit
për të ricilësuar njehsorin e jetëgjatësisë së filtrit.
Lani duart pasi të keni zëvendësuar filtrin.
Vini re:
Mos e nuhasni filtrin pasi ka mbledhur ndotës nga ajri.
4.5 Ricilësimi i filtrit
Kur butoni i treguesit të filtrit bëhet i kuq, ndërrojeni filtrin menjëherë.
Filtri mund të ndërrohet përpara se butoni i filtrit të bëhet i kuq. Njehsori
i jetëgjatësisë së filtrit duhet të ricilësohet manualisht pas zëvendësimit
të filtrit:
Shtypni gjatë për 3 sekonda butonin e filtrit , për të ricilësuar
njehsorin e jetëgjatësisë së filtrit. Drita e pasme e kuqe do të fiket.
5 Lëvizja dhe ruajtja
Lëvizja
Përdorni dy duar për ta mbajtur pajisjen kur e lëvizni.
Ruajtja
Fikeni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
Pastroni ajërpastruesin, sensorin e grimcave dhe sipërfaqen e filtrit
( kapitulli 4 "Pastrimi dhe mirëmbajtja", faqja 101).
Lërini të gjitha pjesët të thahen para se t'i ruani.
Mbështilleni filtrin me qese plastike të mbyllura.
Ruajini ajërpastruesin dhe filtrin në një vend të freskët dhe të thatë.
Lani duart pas veprimeve me filtrin.
6Diagnostikimi
Ky kapitull përmbledh problemet më të zakonshme që mund të ndodhin
me pajisjen. Nëse zgjidhja nuk gjendet në tabelën e mëposhtme,
kontaktoni një teknik të autorizuar të shërbimit.
tab. 4 Problemet dhe zgjidhjet
Problemi Zgjidhja e mundshme
Rryma e ajrit që del nga
dalja e ajrit është
dukshëm më e dobët se
më parë.
Sipërfaqja e filtrit është e ndotur. Pastroni
sipërfaqen e filtrit ( kapitulli 4 "Pastrimi
dhe mirëmbajtja").
Cilësia e ajrit nuk
përmirësohet, edhe pse
pajisja ka funksionuar
për një kohë të gjatë.
Kontrolloni nëse kapaku plastik është
hequr nga filtri.
Filtri nuk është vendosur në pajisje.
Sigurohuni që filtri të jetë instaluar siç
duhet.
Sensori i grimcave është i lagësht. Niveli i
lagështisë në ambient është i lartë dhe
shkakton kondensim. Sigurohuni që
sensori i grimcave jetë i pastër dhe i
thatë ( kapitulli 4 "Pastrimi dhe
mirëmbajtja").
Ambienti është shumë i madh ose cilësia e
ajrit të jashtëm është e dobët. Për
rendiment optimal në pastrim, mbyllni
dyert dhe dritaret kur përdorni
ajërpastruesin.
Ka ndotës të brendshëm. Për shembull,
pirja e duhanit, gatimi, temjani, parfumi
ose alkooli.
Filtri ka arritur në fund të jetës.
Zëvendësojeni filtrin me një të ri.
Ngjyra e dritës së cilësisë
së ajrit mbetet gjithmonë
e njëjtë.
Sensori i grimcave është i ndotur. Pastroni
sensorin e grimcave ( kapitulli 4 "Pastrimi
dhe mirëmbajtja"). Nëse cilësia e ajrit është e
mirë, drita duhet të jetë gjithmonë e kaltër.
Pajisja nxjerr një erë të
çuditshme.
Herët e para të përdorimit pajisja mund të
lëshojë një erë plastike. Kjo është normale.
Sidoqoftë nëse pajisja nxjerr erë si të djegur
edhe pas heqjes së filtrit, kontaktoni
shërbimet e mbështetjes teknike. Filtri mund
të lëshojë erë pasi përdoret për njëfarë kohe
për shkak të përthithjes së gazeve të
brendshme. Rekomandohet të riaktivizoni
filtrin e karbonit duke e nxjerrë në rrezet e
drejtpërdrejta të diellit. Nëse vazhdon të
lëshojë erë, ndërroni filtrin.
Pajisja është shumë e
zhurmshme.
Pajisja po punon me shpejtësi të lartë, siç
është caktuar në modalitetin manual.
Në modalitetin automatik, nëse pajisja
është shumë e zhurmshme, mund të jetë
duke punuar me shpejtësi të lartë pasi
është diktuar cilësi e dobët e ajrit. Kalojeni
në shpejtësi më të ulët të ventilatorit.
Nëse ka zhurmë të pazakontë, kontaktoni
me shërbimet e mbështetjes teknike.
Nëse bie diçka në daljen e ajrit, mund të
shkaktojë gjithashtu zhurmë të lartë të
pazakontë. Fikeni menjëherë pajisjen dhe
kthejeni përmbys për t'i hequr sendet e
huaja.

Bekijk gratis de handleiding van Bosch Air 1000, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkBosch
ModelAir 1000
CategorieLuchtreiniger
TaalNederlands
Grootte18158 MB