Bosch Air 1000 handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 103 van 124

Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
103
Air 500/Air 1000 – 6721101252 (2024/10)
7 Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne
objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen
e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike,
përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas
specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për
ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë,
pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturina të tjera, përkundrazi duhet të dërgohet në pikat e
grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim,
riciklim dhe asgjësim.
Simboli është i vlefshëm në shtetet ku zbatohen rregulloret për mbetjet
e pajisjeve elektrike dhe elektronike, p.sh. "(MB) Rregulloret e mbetjeve
të pajisjeve elektrike dhe elektronike 2013 (të ndryshuara)". Këto
rregullore përcaktojnë kuadrin për kthimin dhe riciklimin e pajisjeve të
vjetra elektronike që zbatohet në secilin shtet.
Meqenëse pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të
rrezikshme, ato duhet të riciklohen me përgjegjësi në mënyrë që të
minimizohet çdo dëm i mundshëm në mjedis dhe shëndetin e njeriut.
Për më tepër, riciklimi i mbetjeve elektronike ndihmon në ruajtjen e
burimeve natyrore.
Për informacion shtesë mbi asgjësimin ekologjik të pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike, ju lutemi të kontaktoni autoritetet përkatëse
lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose shitësin
me pakicë ku keni blerë produktin.
Mund të gjeni më shumë informacion këtu:
www.bosch-homecomfortgroup.com/en/company/legal-topics/weee/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e
përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
8 Adresat e shërbimit
0010049042-001
SQ: Për të gjitha informacionet e detajuara në lidhje me produktin (specifikimet
teknike, manualin e detajuar të përdorimit/operimit, udhëzimet e instalimit etj.) dhe
fletën e garancisë, skanoni kodin QR në anën e majtë me pajisjen tuaj portative ose
vizitoni:
www.docs.bosch-thermotechnology.com/download/pdf/file/6721850726.
Bekijk gratis de handleiding van Bosch Air 1000, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Bosch |
| Model | Air 1000 |
| Categorie | Luchtreiniger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 18158 MB |
