Bosch Air 1000 handleiding

124 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 101 van 124
Përdorimi
101
Air 500/Air 1000 – 6721101252 (2024/10)
3Përdorimi
3.1 Kuptimi i dritës rrethore për cilësinë e ajrit
Funksioni i disponueshëm vetëm për Air 1000.
Drita rrethore tregon cilësinë e ajrit. Ajo ndriçon me të gjitha ngjyrat me
radhë, kur ndizet ajërpastruesi. Pas rreth 30 sekondash, sensori i
grimcave zgjedh ngjyrën që përkon me cilësinë e ajrit me grimca përreth,
në përputhje me tabelën 2.
PM2.5
PM2.5 u referohet grimcave ndotëse ajrore ultra të imëta nën
2,5 mikrometra. Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bien nën
PM2.5 si: tymi i duhanit, flakët e gatimit apo të qirinjve, disa baktere në
ajër dhe sporet më të vogla të mykut, alergjenët e kafshëve shtëpiake
dhe grimcat alergjene të pluhurit gjithashtu bien nën PM2.5.
Sensori i cilësisë së ajrit skanon vazhdimisht ajrin për të zbuluar grimcat
ultra të imta. Ky informacion raportohet vazhdimisht si në ekranin digjital
ashtu edhe në dritën rrethore, duke ofruar sinjalizim për PM2.5 në kohë
reale.
tab. 2 Ngjyrat e dritës për cilësinë e ajrit dhe nivelet e PM2.5
3.2 Ndezja/fikja
Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
Prekni për të ndezur ajërpastruesin.
Shtypni përsëri butonin për të fikur ajërpastruesin.
Vini re
Për rendiment optimal në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
Mbajini perdet larg hyrjes ose daljes së ajrit.
Ajërpastruesi do të funksionojë si parazgjedhje në modalitetin e
pritjes.
3.3 Ndryshimi i cilësimit të modalitetit
Modaliteti automatik
Funksioni i disponueshëm vetëm për Air 1000.
Në modalitetin automatik, cilësia e ajrit regjistrohet në kohë reale
dhe pajisja rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në
përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.
Modaliteti manual
Në modalitetin manual, keni mundësinë të vendosni shpejtësinë e
ventilatorit (midis shpejtësive 1 dhe 3). Shtypni butonin për të
kaluar në shpejtësinë e dëshiruar.
Modaliteti i qe
Në modalitetin e qetë, ajërpastruesi funksionon në qetësi me
shpejtësi të ulët dhe të gjitha dritat zbehen.
4 Pastrimi dhe mirëmbajtja
4.1 Pastrimi i kasës së ajërpastruesit
Pastrojeni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të kasës së
ajërpastruesit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
Fshijeni sipërfaqen me një leckë të lagur.
Përdorni një leckë të butë dhe të thatë për të pastruar si pjesën e
brendshme ashtu edhe atë të jashtme të ajërpastruesit dhe daljen e
ajrit.
4.2 Pastrimi i sensorit të grimcave
Vini re:
Funksioni i disponueshëm vetëm për Air 1000.
Nëse ajërpastruesi përdoret në një mjedis me pluhur, mund të duhet
të pastrohet më shpesh.
Nëse niveli i lagështisë në dhomë është shumë i lartë, mund të
krijohet kondensim në sensorin e grimcave dhe drita cilësisë së ajrit
mund të tregojë cilësi më të dobët edhe pse cilësia e ajrit është e
mirë. Nëse ndodh kështu, pastroni sensorin grimcave.
Pastrojeni sensorin e grimcave çdo muaj për funksionimin optimal të
pajisjes.
Fikeni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
Tërhiqeni kapakun e pasmë nga sensori dhe hiqeni nga pajisja.
Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagur.
Thani të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.
Rivini kapakun e sensorit.
[Fig. 8 Kapaku i sensorit të cilësisë së ajrit]
[Fig. 9 Pastrimi i sensorit të cilësisë së ajrit]
Butoni i filtrit dhe paralajmërimet
tab. 3
4.3 Pastrimi i filtrit
Kur filtri ka nevojë për pastrim, drita e pasme e butonit të filtrit pulson.
KUJDES
Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/ose
zëvendësoni filtrin.
Fikni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
Vendoseni pajisjen horizontalisht në një sipërfaqe të qëndrueshme.
Rrotulloni dhe tërhiqni kapakun e poshtëm dhe hiqeni filtrin nga
pajisja.
Pastroni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent.
Futeni filtrin përsëri në pajisje dhe rrotullojeni për ta kyçur.
Vendoseni pajisjen përsëri në pozicionin vertikal.
Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
Ngjyra e dritës për
cilësinë e ajrit
Niveli i cilësisë
ajrit
Niveli PM2.5
E kaltër I mirë 0-12
Vjollcë Në rregull 13-35
Portokalli I dobët 36-55
E kuqe I keq >56
Air Purifier Butoni i dritës së pasme
Puna normale Fikur
Filtri kërkon mirëmbajtje Pulset
Jetëgjatësia e filtrit është nën 30%
1)
1) Përgatitni një filtër zëvendësues.
E verdhe
Jetëgjatësia e filtrit ka mbaruar
2)
2) Zëvendësoni filtrin menjëherë.
E kuqe

Bekijk gratis de handleiding van Bosch Air 1000, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkBosch
ModelAir 1000
CategorieLuchtreiniger
TaalNederlands
Grootte18158 MB