Philips Sonicare 5500 Series HX7111 handleiding

755 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 383 van 755
383
Shqip
- Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet që përmbajnë vajra
esenciale ose vaj kokosi. Kontakti mund të çojë në shkuljen e fijeve të
furçës.
- Lartësia maksimale e përdorimit është 4500 metra.
PARALAJMËRIME MJEKËSORE
- Ndërpriteni përdorimin e pajisjes dhe konsultohuni me dentistin/mjekun
tuaj nëse pas përdorimit keni gjakosje të tepërt, nëse gjakosja vazhdon
edhe pas 1 jave përdorimi ose nëse keni shqetësime ose dhimbje.
- Nëse keni kryer ndërhyrje kirurgjike në gojë ose në mishrat e dhëmbëve
gjatë 2 muajve të kaluar, konsultohuni me dentistin tuaj përpara se të
përdorni pajisjen.
- Nëse keni një stimulues kardiak ose pajisje tjetër të implantuar, kontaktoni
mjekun ose prodhuesin e pajisjes së implantuar përpara përdorimit.
- Nëse keni probleme mjekësore, konsultohuni me mjekun përpara
përdorimit të pajisjes.
- Kjo është një pajisje kujdesi personal dhe nuk synohet të përdoret nga
pacientë të shumtë në klinika apo institucione dentare.
UDHËZIMET E SIGURISË PËR BATERITË
- Kjo pajisje përmban bateri që duhet të hiqen vetëm nga persona të
kualifikuar.
- Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë
informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij
dhe ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë
rrezik ose lëndime të rënda. Aksesorët e dhënë mund të ndryshojnë sipas
produkteve të ndryshme.
- Përdorni vetëm aksesorë dhe pjesë konsumi origjinale "Philips".
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse
karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin
e produktit dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në
tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike
apo të rrezikshme, mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni
produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni
dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Pajisja nuk përmban bateri të zëvendësueshme. Kur bateria është në fund
të jetëgjatësisë së saj, pajisja do të asgjësohet në mënyrën e duhur, shihni
seksionin "Riciklimi".

Bekijk gratis de handleiding van Philips Sonicare 5500 Series HX7111, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkPhilips
ModelSonicare 5500 Series HX7111
CategorieNiet gecategoriseerd
TaalNederlands
Grootte51731 MB