Philips Sonicare 5500 Series HX7111 handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 382 van 755

Shqip
382
Shqip
Hyrje
Mirësevini në familjen e "Philips Sonicare"! Kjo furçë dhëmbësh ju bën të
mundur të arrini heqjen më të mirë të cipës, dhëmbë më të bardhë dhe mishra
më të shëndetshëm. Duke përdorur kombinimin e teknologjisë me tinguj
delikatë dhe funksionet e zhvilluara dhe të vërtetuara klinikisht të "Sonicare",
mund të keni besimin e plotë se do të merrni pastrimin më të mirë, çdo herë.
Mbështetje të mëtejshme dhe regjistrimin e produktit mund t'i gjeni në:
www.philips.com/support
Informacion i rëndësishëm sigurie
Përdoreni produktin vetëm për qëllimin e synuar. Lexojeni me kujdes këtë
informacion përpara përdorimit të produktit, baterive dhe aksesorëve të tij dhe
ruajeni për referencë në të ardhmen. Keqpërdorimi mund të shkaktojë rrezik
ose lëndime të rënda.
PARALAJMËRIME
- Përdorni vetëm aksesorë ose pjesë konsumi "Philips". Nëse ofrohet,
përdorni vetëm kabllon dhe ushqyesin elektrik USB origjinal.
- Pajisja nuk përmban pjesë të cilave mund t'u kryhet servis nga përdoruesi.
Nëse pajisja dëmtohet, ndërpriteni përdorimin dhe kontaktoni qendrën e
kujdesit ndaj klientit në shtetin tuaj. Nëse kablloja USB është dëmtuar,
ndaloni përdorimin e saj.
- Mbajini karikuesin larg ujit.
- Pas pastrimit, sigurohuni që karikuesit dhe kutitë e karikuesve për udhëtim
të jenë plotësisht të thata përpara se t'i lidhni.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë dhe nga persona me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje e njohurish,
nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të
sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet që paraqiten. Pastrimi dhe mirëmbajtja
nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos luajnë me
produktin.
- Mos pastroni asnjë pjesë të produktit në enëlarëse.
- Mos i përdorni ushqyesit dhe karikuesit në ambiente të jashtme ose pranë
sipërfaqeve të nxehta.
- Kjo pajisje është menduar vetëm për pastrimin e dhëmbëve, mishrave të
dhëmbëve dhe gjuhës.
- Ndaloni përdorimin e kokës së furçës me fije të shtypura ose të përthyera.
Ndërroni kokën e furçës çdo 3 muaj ose më përpara nëse shfaqen shenja
konsumimi.
Bekijk gratis de handleiding van Philips Sonicare 5500 Series HX7111, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Philips |
| Model | Sonicare 5500 Series HX7111 |
| Categorie | Niet gecategoriseerd |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 51731 MB |







