Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 37 van 80

SQ / 37
Rendimenti i larjes është i dobët: Njollat
nuk hiqen ose rrobat nuk zbardhen. (**)
• Është përdorur sasi e pamjaftueshme
detergjenti. >>> Përdorni sasinë e
rekomanduar të detergjentit të
përshtatshme për fortësinë e ujit dhe
llojin e rrobave.
• Është ngarkuar një sasi e tepërt rrobash.
>>>Mos e mbushni produktin më shumë
se ç'duhet. Ngarkoni sasitë e
rekomanduara në “Tabela e programeve
dhe konsumit”.
• Është zgjedhur programi dhe
temperatura e gabuar. >>> Zgjidhni
programin dhe temperaturën e duhur për
rrobat që do të lahen.
• Është përdorur lloji i gabuar i detergjentit.
>>> Përdorni detergjent origjinal të
përshtatshëm për produktin.
• Është përdorur sasi e tepërt detergjenti.
>>> Vendoseni detergjentin në ndarësen
e duhur. Mos e përzieni agjentin
zbardhues dhe detergjentin me njëri-
tjetrin.
Rendimenti i larjes është i dobët: Në rroba
janë shfaqur njolla yndyre. (**)
• Nuk është bërë pastrimi i zakonshëm i
kazanit. >>> Pastrojeni kazanin
rregullisht. Për këtë procedurë, shikoni
Pastrimi i derës së ngarkimit dhe i kazanit
[}33]
Rendimenti i larjes është i dobët: Rrobat
kanë erë të pakëndshme. (**)
• Në kazan formohen erëra dhe shtresa të
tilla bakteresh, si rrjedhojë e larjes së
vazhdueshme në temperatura të ulëta
dhe/ose programe të shkurtra. >>> Lëreni
sirtarin e detergjentit si dhe derën e
mbushjes pak të hapur pas çdo larjeje.
Kështu, në makinën larëse nuk krijohet
një ambient i lagësht i favorshëm për
bakteret.
Ngjyra e rrobave është zbehur. (**)
• Është ngarkuar një sasi e tepërt rrobash.
>>>Mos e mbushni produktin më shumë
se ç'duhet.
• Detergjenti i përdorur është njomur. >>>
Mbajini detergjentët në ambiente pa
lagështi dhe mos i ekspozoni në
temperatura ekstreme.
• Është zgjedhur një temperaturë më e
lartë. >>> Zgjidhni programin dhe
temperaturën e duhur sipas llojit dhe
shkallës së ndotjes së rrobave.
Lavatriçja nuk shpëlan mirë.
• Sasia, marka dhe kushtet e ruajtjes së
detergjentit të përdorur janë të
papërshtatshme. >>> Përdorni një
detergjent të përshtatshëm për larjen në
lavatriçe dhe për llojin e rrobave. Mbajini
detergjentët në ambiente pa lagështi dhe
mos i ekspozoni në temperatura
ekstreme.
• Detergjenti është vendosur në ndarësen e
gabuar. >>> Nëse detergjenti është
vendosur në ndarësen e paralarjes, edhe
pse nuk është përzgjedhur cikli i
paralarjes, produkti mund ta marrë këtë
detergjent gjatë hapit të shpëlarjes ose
zbutjes. Vendoseni detergjentin në
ndarësen e duhur.
• Filtri i pompës është bllokuar. >>>
Kontrolloni filtrin.
• Tubi i shkarkimit është palosur. >>>
Kontrolloni tubin e shkarkimit.
Rrobat bëhen të ngurta pas larjes. (**)
• Është përdorur sasi e pamjaftueshme
detergjenti. >>> Përdorimi i një sasie të
pamjaftueshme detergjenti për fortësinë
e ujit mund të shkaktojë që rrobat të
bëhen të ngurta me kalimin e kohës.
Përdorni sasinë e duhur të detergjentit
sipas fortësisë së ujit.
• Detergjenti është vendosur në ndarësen e
gabuar. >>> Nëse detergjenti është
vendosur në ndarësen e paralarjes, edhe
pse nuk është përzgjedhur cikli i
paralarjes, produkti mund ta marrë këtë
detergjent gjatë hapit të shpëlarjes ose
zbutjes. Vendoseni detergjentin në
ndarësen e duhur.
• Detergjenti është përzier me zbutës. >>>
Mos e përzieni zbutësin me detergjentin.
Lani dhe pastroni sirtarin me ujë të
nxehtë.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Indesit |
| Model | IM 1064B MY TIME EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 7596 MB |







