Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 36 van 80

SQ / 36
Larja kërkon më shumë kohë nga sa
tregohet në manualin e përdorimit. (*)
• Presioni i ujit është i ulët. >>> Produkti
pret derisa të marrë sasinë e duhur të ujit
për të parandaluar cilësinë e dobët të
larjes për shkak të sasisë të pakët të ujit.
Prandaj, koha e larjes zgjat më shumë.
• Tensioni është i ulët. >>> Koha e larjes
zgjatet për të shmangur rezultate të
dobëta të larjes kur tensioni është i ulët.
• Temperatura e ujit që hyn është e ulët.
>>> Koha që kërkohet për të ngrohur ujin
zgjat më shumë në stinët e ftohta.
Gjithashtu, koha e larjes mund të zgjatet
për të shmangur rezultate të dobëta të
larjes.
• Numri i shpëlarjeve dhe/ose sasia e ujit
për shpëlarje është rritur. >>> Produkti rrit
sasinë e ujit të shpëlarjes kur nevojitet
shpëlarje e mirë dhe shton një hap ekstra
shpëlarjeje nëse është e nevojshme.
• Krijohet shkumë e tepërt dhe aktivizohet
sistemi automatik i thithjes të shkumës
për shkak të përdorimit të tepërt të
detergjentit. >>> Përdorni sasinë e
rekomanduar të detergjentit.
Kohëzgjatja e programit nuk ecën
mbrapsht. (Në modelet me ekran) (*)
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë
marrjes së ujit. >>> Treguesi i
kohëmatësit nuk do të numërojë së
prapthi derisa produkti të marrë sasinë e
përshtatshme të ujit. Produkti do të presë
derisa të ketë sasi të mjaftueshme uji për
të shmangur rezultatet e dobëta të larjes
për shkak të mungesës së ujit. Pas kësaj
treguesi i kohëmatësit do të rifillojë
numërimin së prapthi.
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë hapit
të ngrohjes. >>> Treguesi i kohëmatësit
nuk do të numërojë së prapthi derisa
produkti të ketë arritur temperaturën e
përzgjedhur.
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë fazës
të centrifugimit. >>> Sistemi i gjurmimit
automatik të ngarkesës së pabalancuar
vihet në punë për shkak të shpërndarjes
së pabalancuar të rrobave në produkt.
Kohëzgjatja e programit nuk ecën
mbrapsht. (*)
• Ka ngarkesë të pabalancuar në produkt.
>>> Sistemi i gjurmimit automatik të
ngarkesës së pabalancuar vihet në punë
për shkak të shpërndarjes së
pabalancuar të rrobave në produkt.
Produkti nuk kalon në hapin e
centrifugimit. (*)
• Ka ngarkesë të pabalancuar në produkt.
>>> Sistemi i gjurmimit automatik të
ngarkesës së pabalancuar vihet në punë
për shkak të shpërndarjes së
pabalancuar të rrobave në produkt.
• Produkti nuk e bën centrifugimin nëse uji
nuk zbrazet plotësisht. >>> Kontrolloni
filtrin dhe tubin e shkarkimit.
• Krijohet shkumë e tepërt dhe aktivizohet
sistemi automatik i thithjes të shkumës
për shkak të përdorimit të tepërt të
detergjentit. >>> Përdorni sasinë e
rekomanduar të detergjentit.
Rendimenti i larjes është i dobët: Rrobat
bëhen gri. (**)
• Është përdorur sasi e pamjaftueshme
detergjenti për një kohë të gjatë. >>>
Përdorni sasinë e rekomanduar të
detergjentit të përshtatshme për
fortësinë e ujit dhe llojin e rrobave.
• Larja është bërë në temperatura të ulëta
për kohë të gjatë. >>> Zgjidhni
temperaturën e duhur për larjen e
rrobave.
• Është përdorur sasi e pamjaftueshme
detergjenti me ujë të fortë. >>> Përdorimi
i sasisë së pamjaftueshme të detergjentit
me ujë të fortë bën që njollat të ngjiten në
rroba dhe kjo i bën rrobat gri me kalimin e
kohës. Pasi kjo ndodh, është e vështirë të
eliminohet ngjyra gri. Përdorni sasinë e
rekomanduar të detergjentit të
përshtatshme për fortësinë e ujit dhe
llojin e rrobave.
• Është përdorur sasi e tepërt detergjenti.
>>> Përdorni sasinë e rekomanduar të
detergjentit të përshtatshme për
fortësinë e ujit dhe llojin e rrobave.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Indesit |
| Model | IM 1064B MY TIME EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 7596 MB |







