Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 34 van 80

SQ / 34
Nëse produkti nuk arrin ta shkarkojë ujin në
të, filtri i pompës është i bllokuar. Filtri
duhet të pastrohet sa herë që bllokohet ose
çdo 3 muaj. Për të pastruar filtrin e
pompës, në fillim duhet të shkarkohet uji.
Përveç kësaj, para transportit të produktit
(p.sh. kur transferoheni në një shtëpi tjetër)
duhet të shkarkohet plotësisht uji.
SHËNIM:
Substancat e huaja të mbetura në
filtrin e pompës mund ta dëmtojnë
produktin tuaj ose mund të
shkaktojnë probleme me zhurmat.
Nëse jetoni në zona me ngrica, mos
harroni të mbyllni rubinetin e ujit, të
shkëputni tubin kryesor dhe të
shkarkoni ujin nga produkti kur ai
nuk është në përdorim.
Pas çdo përdorimi, mbyllni
rubinetin me të cilin është lidhur
tubi kryesor.
Për të pastruar filtrin e papastër dhe për të
shkarkuar ujin:
1. Hiqeni produktin nga priza për të
ndërprerë furnizimin me energji
elektrike.
Temperatura e ujit brenda në
produkt mund të rritet deri në
90ºC. Për të shmangur rrezikun e
djegies nga uji i nxehtë, pastrojeni
filtrin pasi të ftohet uji në produkt.
2. Hapni kapakun e filtrit.
3. Ndiqni procedurat e mëposhtme për
shkarkimin e ujit.
Nëse produkti nuk ka një tub për
shkarkimin e ujit në rast urgjence, për të
shkarkuar ujin:
• Vendosni një enë të madhe në fund të
tubit për të mbledhur ujin nga filtri.
• Kur filtri i pompës fillon të rrjedhë ujë,
lirojeni atë duke e rrotulluar (në drejtim
antiorar). Mbushni enën që keni vendosur
përpara filtrit me ujin që rrjedh. Mbani
gati një pecetë gati për të pastruar ujin që
mund të derdhet.
• Rrotullojeni plotësisht dhe hiqni filtrin e
pompës kur uji në produkt rrjedh jashtë.
1. Pastroni mbetjet në filtër si dhe fibrat,
nëse ka, rreth zonës së helikës së
pompës.
2. Rivendosni filtrin.
3. Nëse kapaku i filtrit ka dy pjesë, mbylleni
kapakun e filtrit duke shtypur kapësen.
Nëse ai ka një pjesë, në fillim vendosni
kapëset në pjesën e poshtme në vendet
e tyre dhe më pas shtypni pjesën e
sipërme për ta mbyllur.
8 Zgjidhja e problemeve
Ju lutemi lexoni më parë pjesën
“Udhëzime për sigurinë”!
Programet nuk fillojnë pasi është mbyllur
dera e ngarkimit.
• Nuk është shtypur butoni Fillo / Pauzë /
Anulo. >>>Shtypni butonin Start / Pause /
Cancel (Fillo / Pauzë / Anulo).
• Mund të jetë e vështirë ta mbyllni derën e
ngarkimit në rast të një mbingarkese.
Zvogëloni sasinë e rrobave dhe
sigurohuni që dera e ngarkimit të mbyllet
si duhet.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Indesit |
| Model | IM 1064B MY TIME EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 7596 MB |







