Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding

80 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 33 van 80
SQ / 33
7.2 Pastrimi i derës së ngarkimit
dhe i kazanit
Për produktet me programin e pastrimit të
kazanit, shikoni seksionin Përdorimi i
produktit.
Përsëriteni procesin Pastrimi i
kazanit çdo 2 muaj.
NJOFTIM: Përdorni një substancë
kundër smërçit të përshtatshëm për
lavatriçet.
Pas çdo larjeje, sigurohuni që në produkt të
mos kenë mbetur substanca të huaja.
Nëse bllokohen vrimat në gominën e derës
që shfaqen në figurë, hapini vrimat me një
kruajtëse dhëmbësh.
Substancat e huaja metalike do të
shkaktojnë njolla ndryshku në kazan.
Pastroni njollat në sipërfaqen e kazanit
duke përdorur substanca pastrimi për
inoksin.
Mos përdorni asnjëherë rrjeta teli ose
çeliku. Këto do t'i dëmtojnë sipërfaqet e
lyera, të kromuara dhe plastike.
Ne ju rekomandojmë ta fshini gominën e
derës me një pecetë të thatë dhe të pastër
në fund të programit. Kjo do të heqë
mbetjet në gominën e derës në pajisjen tuaj
dhe do të parandalojë formimin e erërave të
këqija.
7.3 Pastrimi i trupit dhe panelit të
kontrollit
Pastrojeni trupin e produktit me ujë me
sapun ose me detergjentë xhel të butë dhe
jogërryes sipas nevojës dhe më pas thajeni
me një pecetë të butë.
Përdorni vetëm një pecetë të butë dhe
njomë për pastrimin e panelit të kontrollit.
Mos përdorni produkte pastrimi që
përmbajnë zbardhues.
7.4 Pastrimi i filtrave të hyrjes së
ujit
Në fund të çdo valvule të hyrjes së ujit në
pjesën e pasme të produktit ka një filtër, si
dhe në fund të çdo tubi të hyrjes së ujit aty
ku lidhen me rubinetin. Këta filtra
parandalojnë futjen e substancave të huaja
dhe të papastërtive të ujit në produkt. Filtrat
duhet të pastrohen nëse janë të papastër.
1. Mbyllni rubinetat.
2. Hiqni tapat e tubave të hyrjes së ujit për
të arritur te filtrat në valvulat e hyrjes së
ujit dhe pastrojini me një furçë të
përshtatshme. Nëse filtrat janë shumë
të papastër, hiqini ata nga vendi i tyre
me pinca dhe pastrojini në këtë mënyrë.
3. Nxirrni filtrat në skajet e rrafshëta të
tubave të hyrjes së ujit bashkë me
gominat dhe pastrojini plotësisht me ujë
të rrjedhshëm.
4. Rivendosni me kujdes gominat dhe
filtrat dhe shtrëngoni tapat me dorë.
7.5 Shkarkimi i ujit të mbetur dhe
pastrimi i filtrit të pompës
Sistemi i filtrave në produktin tuaj
parandalon bllokimin e helikës së pompës
nga artikujt e ngurtë, si p.sh. kopsat,
monedhat dhe fibrat tekstile, gjatë
shkarkimit të ujit të larjes. Në këtë mënyrë
uji do të shkarkohet pa problem dhe
jetëgjatësia e shërbimit e pompës do të jetë
më e madhe.
SQ
NL

Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkIndesit
ModelIM 1064B MY TIME EE
CategorieWasmachine
TaalNederlands
Grootte7596 MB