Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 29 van 80

SQ / 29
6.8.2 Funksionet/Programet e
zgjedhura duke shtypur
butonat e funksioneve për 3
sekonda
• Avull
Ky funksion mund të zgjidhet duke mbajtur
shtypur butonin përkatës të funksionit
ndihmës për 3 sekonda.
Ky funksion ndihmon për reduktimin e
rrudhave të rrobave tuaja të pambukut,
sintetike dhe të përziera, shkurton kohën e
hekurosjes dhe largon papastërtitë duke i
zbutur.
*Rrobat tuaja mund të jenë më të nxehta në
fund të ciklit të larjes kur aplikohet
funksioni i avullit në fund të programit. Kjo
është një gjendje e parashikueshme brenda
kushteve të funksionimit të programit.
• Kyçja për fëmijët
Përdorni funksionin Child Lock (Kyçjen për
fëmijët) për të mos i lejuar ata të
ngacmojnë pajisjen. Kështu mund të
shmangni ndonjë ndryshim të programit që
është në punë.
Mund të ndizni dhe të fikni
lavatriçen me butonin On / Off kur
Kyçja për Fëmijët është aktive. Kur
e ndizni përsëri lavatriçen, programi
do të rifillojë nga ku ishte ndalur.
Kur Kyçja për Fëmijët është e
aktivizuar, do të dëgjohet një sinjal
paralajmërimi nëse shtypen
butonat. Sinjali i paralajmërimit do
të anulohet nëse butonat shtypen
pesë herë radhazi.
Për të aktivizuar kyçjen për fëmijët:
Mbani shtypur butonin e funksionit
ndihmës përkatës për 3 sekonda. Kur
numërimi mbrapsht “3-2-1” në ekran
përfundon, në ekran do të shfaqet simboli i
Kyçjes për fëmijët. Kur shfaqet ky
paralajmërim, mund ta lëshoni butonin 3 të
Funksioneve ndihmëse.
Për të çaktivizuar kyçjen për fëmijët:
Mbani shtypur butonin e funksionit
ndihmës përkatës për 3 sekonda. Pasi
numërimi mbrapsht “3-2-1" në ekran
përfundon, simboli i Kyçjes për fëmijët
zhduket.
6.9 Përfundimi i programit
Shfaqja e kohës
Kur zgjidhet funksioni i kohës së
përfundimit, koha e mbetur deri në fillimin e
programit shfaqet në orë si p.sh. 1 orë, 2
orë dhe koha e mbetur për të përfunduar
programin pasi të fillojë programi juaj
shfaqet në orë dhe minuta si në shembullin
01:30.
Kohëzgjatja e programit mund të
ndryshojë nga vlerat në pjesën
"Tabela e programeve dhe e
konsumit" në varësi të presionit të
ujit, fortësisë dhe temperaturës së
ujit, temperaturës së mjedisit, llojit
dhe sasisë së rrobave, funksioneve
ndihmëse të përzgjedhura dhe
ndryshimeve në tensionin elektrik.
Pas një periudhe të caktuar kohe
pasi është aktivizuar funksioni i
kohës së përfundimit, pajisja kalon
në modalitetin e gatishmërisë dhe
disa drita LED në ekran fiken. Nëse
ka ndonjë reagim nga përdoruesi,
dritat LED do të ndizen përsëri.
Me funksionin End Time (Koha e mbarimit),
koha e përfundimit të programit mund të
caktohet për deri në 24 orë. Pasi shtypni
butonin End Time (Koha e mbarimit),
shfaqet koha e parashikuar e mbarimit të
programit. Nëse End Time (Koha e
mbarimit) është caktuar, treguesi i Kohës
së mbarimit ndriçohet.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Indesit |
| Model | IM 1064B MY TIME EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 7596 MB |







