Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 28 van 80

SQ / 28
6.8 Zgjedhja e funksionit ndihmës
Përzgjidhni funksionet e dëshiruara
ndihmëse para se të nisni programin. Sa
herë që zgjidhet një program, ikonat e
simbolit të funksionit ndihmës që zgjidhet
bashkë me të ndriçojnë.
Kur shtypet një buton i funksionit
ndihmës që nuk mund të zgjidhet
me programin aktual, lavatriçja do
të nxjerrë një tingull paralajmërues.
Disa funksione nuk mund të
përzgjidhen së bashku. Nëse një
funksion ndihmës i dytë që bie në
konflikt me të parin përzgjidhet
para vënies në punë të makinerisë,
funksioni i përzgjedhur i pari do të
anulohet dhe funksioni ndihmës i
dytë do të mbetet aktiv.
Nuk mund të përzgjidhet një
funksion ndihmës i cili nuk
përputhet me programin (shikoni
"Tabela e programeve dhe
konsumit").
Disa programe kanë funksione
ndihmëse që duhen vënë në veprim
njëkohësisht. Këto funksione nuk
mund të anulohen.
6.8.1 Funksionet ndihmëse
• Fast Mode
Kohëzgjatja e programeve mund të
shkurtohet me 50% kur zgjidhet ky
funksion.
Falë hapave të optimizuar të larjes, veprimit
të lartë mekanik dhe konsumit optimal të
ujit, performanca e lartë e larjes arrihet
pavarësisht kohëzgjatjes më të shkurtër.
Për të zgjedhur ose anuluar këtë funksion,
shtypni njëkohësisht butonat e funksioneve
në panel ose shtypni një buton ndërkohë që
keni shtypur tjetrin.
• Modaliteti i ujit
Ky buton i funksionit ndihmës ju lejon të
zgjidhni funksionet shtesë të kursimit të
ujit, paralarjes, shpëlarjes shtesë ose ujit
shtesë në varësi të modelit të pajisjes suaj.
Mund të gjeni informacione të detajuara për
zgjedhjen në përshkrimin e funksionit
ndihmës përkatës.
• Kursimi i ujit
Zgjidhni këtë funksion duke shtypur një
herë butonin e funksionit shtesë të
Modalitetit të ujit për të gjitha programet e
treguara si të zgjedhshme në tabelën e
programeve dhe konsumit.
Ky funksion është planifikuar për rroba pak
të papastra që kërkojnë vetëm një sasi të
vogël detergjenti (shikoni "Këshilla për
larjen e duhur"). Ai bën të mundur larjen në
mënyrë të përshtatshme për mjedisin duke
zvogëluar sasinë e ujit të përdorur, pa
kompromentuar performancën në larje.
• Shpëlarje ekstra
Mund ta përdorni këtë funksion për të gjitha
programet e treguara si të zgjedhshme në
tabelën e Programit dhe Konsumit. Zgjidhni
këtë funksion duke shtypur dy herë butonin
e Modalitetit të ujit për programet ku mund
të zgjidhet funksioni shtesë i Kursimit të ujit
ose duke shtypur një herë butonin e
Modalitetit të ujit për programet ku nuk
mund të zgjidhet funksioni shtesë i kursimit
të ujit.
Ky funksion i mundëson produktit që të
bëjë një shpëlarje tjetër, përveç asaj të bërë
tashmë pas larjes kryesore. Kështu, mund
të pakësohet rreziku që lëkurat e ndjeshme
(bebet, lëkurat alergjike, etj.) të ndikohen
nga mbetjet minimale të detergjentit mbi
rroba.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Indesit |
Model | IM 1064B MY TIME EE |
Categorie | Wasmachine |
Taal | Nederlands |
Grootte | 7596 MB |