Indesit BTW S50400 handleiding

48 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 42 van 48
PROGRAMET
Për të zgjedhur programin e duhur për llojin e rrobave,
respektoni gjithmonë udhëzimet e dhëna në etiketat e
rrobave. Vlera e treguar në simbolin e tubit është vlera më e
lartë e mundshme për larjen e rrobave.
Turn & Go
Zgjidhja më e mirë për larje ditore. Ky cikël është i dobishëm
veçanërisht për tekstile me ndotje të lehtë dhe normale që përbëhen
nga pambuku ose copat sintetike, ndërsa lan në temperaturë të ulët
dhe me një shpejtësi maksimale rrotullimi.
Sintetike
Për larjen e veshjeve të ndotura, prej fibrash sintetike (si poliestër,
poliakrilik, viskozë etj.) ose prej fibrash pambuku dhe sintetike (të
përziera).
Të pambukta
Për rrobat e pambukta rezistente, që janë mesatarisht të ndotura ose
shumë të ndotura.
Eko. 40-60
Për larjen e veshjeve të pambukta me ndotje normale, në etiketën e
të cilave tregohet se mund të lahen në 40°C ose 60°C së bashku në të
njëjtin cikël. Ky është programi standard për të pambuktat dhe më
ekasi për sa i përket konsumit të ujit dhe energjisë.
20°C
Për larjen e veshjeve të pambukta pak të ndotura në një temperaturë
prej 20°C.
Të leshta
20°
Mund të lahen të gjitha rrobat prej leshi duke përdorur programin "Të
leshta", edhe ato që kanë etiketën "vetëm larje me dorë". Për rezultate
më të mira, përdorni detergjente të posaçme dhe mos tejkaloni
peshën maksimale për larje.
Delikate
30°
Për larjen e rrobave tepër delikate. Rekomandohet t’i përvishni rrobat
përpara se t’i lani.
Të përziera 45’ 40°
40°
Për larjen e veshjeve me ndotje të lehtë në normale me bra pambuku,
lini dhe sintetike dhe bra të përziera në vetëm 45 minuta.
Të pambukta
30°
Për larjen e shpejtë të rrobave pak të ndotura. Ky cikël zgjat vetëm 30
minuta dhe ju kursen edhe kohë, edhe energji elektrike.
Sintetike
30°
Cikël i shkurtuar për veshje me ndotje të lehtë të përbëra nga bra
sintetike (si p.sh. poliestër, poliakrilik, viskozë etj.) ose prej brash
pambuku dhe sintetike (të përziera).
Rrotullim + Shkarkim
Rrotullon ngarkesën dhe pastaj zbraz ujin. Për rroba rezistente.
Shpëlarje dhe rrotullim
Program për shpëlarje veçmas dhe rrotullim intensiv. Për rroba
rezistente.
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
Zgjidhni programin "Të pambukta" në një temperaturë prej 90°C.
Hidhni një sasi të vogël detergjenti pluhur te ndarja e larjes kryesore
të shpërndarësit të detergjentit (jo më shumë se 1/3 e sasisë që
rekomandon prodhuesi i detergjentit për rrobat pak të ndotura). Niseni
programin pa futur rroba në kazan.
PËRDORIM I PËRDITSHËM
Përgatitini rrobat duke ndjekur rekomandimet që jepen në pjesën
“SUGJERIME DHE KËSHILLA. Futini rrobat e palara në lavatriçe,
mbylleni derën e kazanit, dhe kontrollojeni që të jetë mbyllur si
duhet. Hidhni detergjentin dhe/ose aditivë. Respektoni dozat që
rekomandohen në ambalazhin e detergjentit. Mbylleni kapakun.
Rrotullojeni përzgjedhësin e programit për të zgjedhur programin e
dëshiruar dhe, nëse është nevoja, zgjidhni një opsion. Ekrani tregon
kohëzgjatjen e programit të zgjedhur (në orë dhe minuta) dhe drita
treguese për butonin "Nisja/Pezullimi" pulson. Treguesi për shpejtësinë
e paravendosur të rrotullimit ndizet. Shpejtësia mund të ndryshohet
duke shtypur butonin "Shpejtësia e rrotullimit" . Hapni rubinetin
dhe shtypni butonin "Nisja/Pezullimi" për të nisur ciklin e larjes.
Treguesi "Nisja/Pezullimi" do të ndizet dhe dera do të kyçet. Për shkak
të ndryshimeve në ngarkesë dhe në temperaturën e ujit që futet, koha
e mbetur përllogaritet përsëri në disa faza të programit. Nëse ndodh
kështu, në ekranin e kohës do të shfaqet një animim .
NDALIMI OSE NDRYSHIMI I NJË PROGRAMI AKTIV
Për të ndalur ciklin e larjes shtypni butonin "Nisja/Pezullimi", drita e
treguesit pulson. Përzgjidhni një program të ri, temperaturën, opsione
apo shpejtësinë e rrotullimit nëse dëshironi që t'i ndryshoni ato
cilësime. Shtypeni përsëri butonin "Nisja/Pezullimi" për të rinisur
ciklin e larjes nga momenti kur u ndërpre. Mos shtoni detergjent për
këtë program.
DERA E MBYLLUR
Pas nisjes së programit, llamba ndizet për të treguar që kapaku nuk
mund të hapet. Për sa kohë që programi i larjes është në punë, kapaku
duhet të rrijë i mbyllur dhe nuk duhet të hapet në asnjë mënyrë me
forcë. Në rast se keni ndonjë nevojë urgjente për ta hapur gjatë kohës
që programi është në punë, për shembull për të shtuar më shumë
rroba, apo për të hequr rroba që janë futur gabimisht, shtypni butonin
"Nisja/Pezullimi" . Nëse temperatura nuk është shumë e lartë, drita
treguese "Dera e kyçur" do të fiket. Mund të duhet pak kohë derisa të
jeni në gjendje ta hapni kapakun. Shtypni butonin "Nisja/Pezullimi"
për të vazhduar sërish me programin.
PËRFUNDIMI I PROGRAMIT
Drita treguese "Dera e kyçur" fiket, ndërsa në ekran shfaqet .
Rrotullojeni përzgjedhësin e programit te pozicioni "FIKUR" dhe
mbylleni rubinetin. Hapeni kapakun dhe nxirrini rrobat nga kazani i
lavatriçes. Lëreni kapakun hapur për pak kohë, që të thahet pjesa e
brendshme e lavatriçes. Pas rreth një çerek ore, lavatriçja do të fiket
krejtësisht për të kursyer energjinë.
Për ta anuluar një program që është në funksionim para fundit të ciklit,
shtypni butonin "Rivendosja/Shkarkimi" për të paktën 3 sekonda. Uji
shkarkohet. Mund të duhet pak kohë derisa të jeni në gjendje ta hapni
kapakun.
OPSIONET
! Kur nuk është i mundur kombinimi i programit dhe opsionit(eve)
shtesë, dritat treguese do të ken automatikisht.
! Përzgjedhja e kombinimeve të papërshtatshme të opsioneve
çaktivizohet automatikisht.
Nisje me vonesë
Për ta nisur më vonë programin e zgjedhur, shtypni butonin "Nisje
me vonesë" për të caktuar kohën e dëshiruar të vonesës. Drita për
butonin e opsionit "Nisje me vonesë" ndizet dhe fiket në momentin
kur fillon programi. Pasi të keni shtypur butonin "Nisja/Pezullimi" ,
fillon numërimi mbrapsht për kohën e vonesës. Numri i orëve të
caktuara paraprakisht mund të ulet duke e shtypur përsëri butonin
"Nisje me vonesë". Mos përdorni detergjent të lëngshëm kur
aktivizoni këtë opsion. Për ta anuluar programin "Nisje me vonesë"
kthejeni përzgjedhësin e programit te një pozicion tjetër.
Larje intensive
Zgjidhni këtë opsion nëse përdorni një aditiv në larje për heqje njollash.
Kjo do të optimizojë ekasitetin e aditivit për të marrë një performancë
më të mirë larjeje dhe heqje njollash. Përdoreni me ngarkesën
maksimale. Shtoni një aditiv të përshtatshëm në larje për heqje njollash
(pluhur) në larjen kryesore.
Mund ta zgjasë programin me të paktën 10 minuta. E përshtatshme
për heqësit e njollave dhe zbardhuesit me bazë oksigjeni. Nuk duhet të
përdoren zbardhues me klor ose perborat!
Shpëlarje shtesë
Ndihmon për të shmangur mbetjet e detergjentit në rroba, duke zgjatur
më tej fazën e shpëlarjes. I përshtatshëm në veçanti për larjen e rrobave
të foshnjave, për njerëz që vuajnë nga alergjitë dhe për zona me ujë të
butë.
Shpejtësia e rrotullimit
Çdo program ka një shpejtësi të paracaktuar rrotullimi. Shtypni butonin
për të ndërruar shpejtësinë e rrotullimit. Treguesi i shpejtësisë së
paracaktuar të rrotullimit ndizet. Nëse zgjidhet shpejtësia e rrotullimit
“0” rrotullimi përfundimtar anulohet por maksimumet e ndërmjetme
të rrotullimit mbeten gjatë shpëlarjes.
Paralarja
Vetëm për rroba shumë të ndotura (për shembull, nga rëra ose dherat).
Rrit kohën e ciklit me afërsisht 15 min. Mos përdorni detergjent të
lëngshëm për larjen kryesore kur aktivizoni opsionin Paralarje.
Kursyesi i energjisë
Me një temperaturë të ulët dhe kohëzgjatje larjeje disi të modikuar,
arrihet kombinimi optimal i rezultateve të shkëlqyera të larjes dhe
konsumit edhe më të ulët të energjisë.

Bekijk gratis de handleiding van Indesit BTW S50400, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkIndesit
ModelBTW S50400
CategorieWasmachine
TaalNederlands
Grootte9873 MB