Hisense HFC743169BKA handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 92 van 126

Pastruesi i dyshemesë është i paraparë për larjen e sipërfaqeve të forta të dyshemesë. Nuk është i përshtatshëm për larjen
e produkteve të ndezshme, qelqit ose lëngjeve të ndezshme, pasi mund të dëmtojë pajisjen ose madje të shkaktojë zjarr. //
Ndërsa pastruesi është në pozicion vertikal, ai është në pozicionin e gatishmërisë dhe do të fiket nëse e vendosni në këtë
pozicion. // Për të filluar, anojeni pajisjen në një kënd që ju mundëson ta ndizni dhe të filloni pastrimin e dyshemesë. // Për
të shpërndarë ujë, shtypni butonin në njësinë e motorit sipas nevojës. // Funksionimi: Eco (deri në 20 min) / AUTO (deri në
25 min). Ekrani në njësinë e motorit shfaq funksione të ndryshme. Çdo funksion është shfaqur në tabelë. // Rrotullat në furçën
e dyshemesë ju lejojnë të pastroni dyshemetë e ndotura dhe në të njëjtën kohë të mblidhni ujin dhe papastërtitë dhe të thani
dyshemenë.
Fshesa me korrent
Njësia e motorit mund të hiqet nga pastruesi i dyshemesë duke shtypur butonin në pjesën e pasme të pastruesit dhe mund
të transferohet në tubin thithës. // Fshesa me korrent nuk është e përshtatshme për fshirjen e grimcave të ndezshme, qelqit,
ujit ose lëngjeve të ndezshme, pasi mund të dëmtojë pajisjen ose madje ta bëjë që të marrë zjarr. // Funksionimi: Eco (deri
në 20 min) / AUTO (deri në 25 min). Ekrani në njësinë e motorit shfaq funksione të ndryshme. Çdo funksion është shfaqur
në tabelë.
Fshesa me korrent që mbahet në dorë
Njësia e motorit funksionon gjithashtu si një njësi e pavarur. // Funksionimi: I LARTË (deri në 20 min) / ECO (deri në 35 min)
/ AUTO (deri në 25 min). Ekrani në njësinë e motorit shfaq funksione të ndryshme. Çdo funksion është shfaqur në tabelë.
PËRDORIMI
Furçat dhe bashkëngjitjet përshtaten si me tubin, ashtu edhe me njësinë e motorit. // Duke shtypur butonin në furça dhe
gryka, mund të kaloni lirshëm nga njëra te tjetra, pasi secila është e paraparë për qëllime të ndryshme. Furçat dhe
bashkëngjitjet janë të futura saktë kur kërcasin në vend.
―
Furça e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha sipërfaqet (e thata) të dyshemesë. Mos u përpiqni t'i fshini qilimat
me një grumbull të lartë, pasi fibrat mund të ngatërrohen në furçat e rrotullës dhe të dëmtojnë fshesën me korrent.
―
Gryka e ngushtë është e paraparë për fshirjen e zonave të ngushta dhe më të vështira për t'u arritur (qoshet, divanet,
rrjetat e merimangave, hapësirën prapa radiatorëve etj.).
―
Gryka me qime (për korniza deitaresh, sirtarë etj.).
―
Gryka me qime të buta (korniza dritaresh, sirtarë etj.).
―
Furça me motor për fshirjen e sipërfaqeve të pëlhurave
MIRËMBAJTJA DHE PASTRIMI
1
Pastruesi i dyshemesë
Funksioni i vetëpastrimit
Vendosni pastruesin e dyshemesë me njësinë e motorit në stacionin e karikimit. // Stacioni i karikimit duhet të jetë i lidhur
me rrjetin elektrik. Bateria duhet të jetë së paku 20% e ngarkuar që funksioni i vetëpastrimit të punojë siç duhet. // Për të
pastruar, mbushni rezervuarin me ujë të pastër dhe zbrazni rezervuarin me ujë të ndotur. // Në dorezën e njësisë së motorit,
shtypni butonin e pastrimit. // Uji rrjedh automatikisht nga pjesa e spërkatjes, në hapësirën ku është pastruesi. Rrotullat
rrotullohen dhe pastrohen gjatë procesit të pastrimit. // Rrotullat pastrohen në intervale prej rreth 3 minutash. Fshesa është
gati për pastrimin e radhës. // Nëse keni përfunduar pastrimin, funksioni kalon në gjendjen e tharjes së rrotullave. // Gjatë
tharjes, do ta dëgjoni motorin teksa punon butësisht. // Tharja e rrotullave zgjat rreth 3 orë. // Nëse vëreni se rrotullat nuk
janë tharë plotësisht, mund të rifilloni tharjen duke shtypur butonin e kontrollit të shpejtësisë.
Mirëmbajtja dhe pastrimi
Pas pastrimit, rekomandohet të zbrazni rezervuarët e ujit dhe t'i pastroni ato. // Kjo parandalon erërat nga uji i ndenjur dhe
zgjat jetën e shërbimit të pajisjes. // Në pjesën e pasme, hiqni rezervuarin e ujërave të zeza duke shtypur butonin. // Hiqni të
gjitha pjesët dhe pastrojini ato. Të gjitha pjesët mund të lahen.
Hiqni furçën duke shtypur butonin në pjesën e përparme të pastruesit. Nxirrni rezervuarin me ujë të pastër dhe kulloni ujin.
Hiqni rrotullat dhe shpëlajini me ujë dhe detergjent të butë. Kjo do të heqë çdo papastërti që mund të jetë ende mbi to. Me
këtë parandalohen erërat e këqija që mund të dalin nga kalbja e papastërtive. // Nëse qimet ngatërrohen në rrotulla, ju
rekomandojmë që t'i prisni qimet. Mos i tërhiqni qimet, që të mos i dëmtoni rrotullat.
2
Fshesa me korrent
Hiqni njësinë e motorit duke shtypur butonin. // Ka një buton në pjesën e poshtme të kutisë për të hequr kutinë e pluhurit. //
Kur të hiqni kutinë nga njësia e motorit, kini kujdes që të mos ju bjerë nga dora dhe ta dëmtoni atë. // Hiqni filtrin dhe skajin
e filtrit nga kutia dhe zbrazini ato. // Kutia, xhunta dhe filtri mund të fshihen, tunden ose lahen me ujë të vakët. Kini kujdes,
pasi trajtimi jo i duhur mund t'i dëmtojë pjesët e fshesës me korrent. // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë plotësisht të
thata para se të rimontoni kutinë në pajisje.
Në anën e sipërme të mjetit të furçës, shtypni butonin dhe tërhiqni rrotullën nga skaji i mjetit të furçës. // Rrotulla është
pozicionuar siç duhet kur të kërcasë në vend dhe kunji anësor të jetë lidhur në mënyrë të sigurt në kutinë e furçës.
Për të pastruar furçën e sipërfaqeve të pëlhurës, ka një buton në anën që rrotulloni. Pastaj nxirrni rrotullën. // Rrotulla është
pozicionuar siç duhet kur të kërcasë në vend dhe kunji anësor të jetë lidhur në mënyrë të sigurt në kutinë e furçës.
Nëse qimet ngatërrohen në rrotulla, ju rekomandojmë që t'i prisni qimet. Mos i tërhiqni qimet, që të mos i dëmtoni rrotullat.
Furça e përfshirë e pastrimit ndihmon në pastrimin e zonave të vështira për t'u arritur. // Këto pjesë të lëvizshme mund të
lahen me ujë të rrjedhshëm. // Rekomandojmë të siguroheni që të gjitha pjesët të jenë tharë plotësisht para ripërdorimit, në
mënyrë që të ruani gjendjen e pajisjes. // Mos pastroni asnjëherë pa të gjitha pjesët kryesore.
3
Zëvendësimi i filtrit
Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju rekomandojmë që të
zëvendësoni filtrin çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të mundshme të fshesës me korrent.
92
Bekijk gratis de handleiding van Hisense HFC743169BKA, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Hisense |
| Model | HFC743169BKA |
| Categorie | Stofzuiger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 15255 MB |





