Hisense HFC743169BKA handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 91 van 126

Për të lehtësuar transportin, disa nga pjesët e pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në dhomëzën kryesore
të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. // Pajisja është e paraparë
vetëm për përdorim familjar.
PJESËT
1
Kutia me motorin, baterinë dhe kutinë e pluhurit
2
Tubi thithës i pastruesit të dyshemesë
3
Tubi thithës i fshesës me korrent
4
Furça me motor e dyshemesë për pastruesin e dyshemesë
5
Furça me motor e dyshemesë për fshesën me korrent
6
Furça me motor për fshirjen e sipërfaqeve të pëlhurave
7
Mbajtësja për fshesën me korrent, pastruesin dhe bashkëngjitjet e tjera
8
Furça me qime të buta
9
Gryka e ngushtë më e gjatë
10
Furça me qime të forta
11
Kablloja e rrymës për mbajtësen
12
Përshtatësi me kabllon e rrymës
13
Furça e pastrimit
MONTIMI
Bashkëngjitni tubin thithës të pastruesit të dyshemesë në furçën e pastruesit të dyshemesë. // Futni strehën e motorit në
tubin thithës të pastruesit të dyshemesë. // Montimi është i saktë kur pajisja është e fiksuar në hulli (kërcet në vend në të
gjitha cilësimet).
Montoni mbajtësen siç është treguar në imazhe. // Montimi është i saktë kur pajisja është e fiksuar në hulli (kërcet në vend
në të gjitha cilësimet). // Futni kabllon e rrymës për mbajtësen në anën e pasme të mbështetëses në të cilën do të montohet
pastruesi i dyshemesë.
Vendosni të gjitha bashkëngjitjet në mbajtëse. // Pastruesi i dyshemesë është pozicionuar siç duhet kur të jetë bashkëngjitur
në portën e karikimit.
Stacioni i karikimit duhet të jetë të paktën 1 m larg nga çdo element nxehës.
KARIKIMI
Karikoni pajisjen të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe nxehëse. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.
Vendosni pastruesin e dyshemesë në stacionin e karikimit për ta karikuar. // Në pjesën e pasme, futni në prizë kabllon e
rrymës që përfshihet në kuti. // Në këtë rast, mos e ndizni përshtatësin. // Karikimi i baterisë shfaqet në ekranin e njësisë së
motorit.
Baterinë e fshesës me korrent mund ta karikoni gjithashtu kur përdoret vetëm për fshesë me korrent. // Një përshtatës me
kabllon e rrymës është i përfshirë në kuti. // Duke shtypur butonin në baterinë e fshesës me korrent, mund ta hiqni në mënyrë
të sigurt baterinë, e cila gjithashtu mund të karikohet veçmas nga fshesa me korrent. // Gjatë karikimit, niveli i përqindjes së
baterisë do të shfaqet në ekran.
HEDHJA E PAJISJES
Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, duhet të mendoni edhe për mbrojtjen e mjedisit.
Bateria duhet të hiqet para se ta hidhni fshesën me korrent. // Për të hequr në mënyrë të sigurt baterinë, sigurohuni që bateria
të jetë shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet në fletëpalosje.
FUNKSIONIMI
Përshkrimi i ekranit të pastruesit dhe fshesës me korrent
1
Butoni i vetëpastrimit të rrotullës. // Funksionon kur mbajtësja është e lidhur me rrjetin elektrik dhe pastruesi është
montuar siç duhet në mbajtëse. // Funksioni aktivizohet vetëm kur njësia e motorit është montuar në pastruesin e
dyshemesë.
2
Butoni për shpërndarjen/spërkatjen e ujit në dysheme të fortë. // Ky funksion ju lejon të kontrolloni lagështinë e
dyshemesë gjatë pastrimit. // Funksionon vetëm kur pastruesi i dyshemesë është në përdorim.
3
Butoni ON/OFF. // Kur pastruesi të vendoset në pozicion vertikal, ai do të ndalet automatikisht.
4
Butoni i kontrollit të shpejtësisë. Funksionimi: Eco (deri në 20 min) / Auto (deri në 25 min).
5
Ekrani:
Kontrolli i shpejtësisë
Statusi i karikimit të baterisë në formatin digjital
Simboli kur rezervuari i ujit të pastër është bosh. / Mbushni kutinë.
Simboli kur rezervuari i ujit të ndotur është plot. / Zbrazni kutinë.
Simboli i vetëpastrimit.
Simboli i tharjes së rrotullës.
Rezervuari i ujit të ndotur nuk është i montuar.
Furnizimi me ajër është i bllokuar. Pastroni tubin ose furçën.
Pastruesi i dyshemesë
91
Bekijk gratis de handleiding van Hisense HFC743169BKA, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Hisense |
| Model | HFC743169BKA |
| Categorie | Stofzuiger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 15255 MB |





