Bosch Air 6000i handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 111 van 144

Pastrimi dhe mirëmbajtja
111
Air 6000 – 6721876907 (2024/04)
5 Pastrimi dhe mirëmbajtja
5.1 Pastrimi i kasës së ajërpastruesit
Pastrojeni rregullisht pjesën e brendshme dhe të jashtme të kasës së
ajërpastruesit për të parandaluar grumbullimin e pluhurit.
▶ Fshijeni sipërfaqen me një leckë të lagur.
▶ Përdorni një leckë të butë dhe të thatë për të pastruar si pjesën e
brendshme ashtu edhe atë të jashtme të ajërpastruesit dhe daljen e
ajrit.
5.2 Pastrimi i sensorit të cilësisë së ajrit
Vini re:
• Nëse ajërpastruesi përdoret në një mjedis me pluhur, mund të duhet
të pastrohet më shpesh.
• Nëse niveli i lagështisë në dhomë është shumë i lartë, mund të
krijohet kondensim në sensorin e cilësisë së ajrit dhe drita e cilësisë
së ajrit mund të tregojë cilësi më të dobët edhe pse cilësia e ajrit
është e mirë. Nëse ndodh kështu, pastroni sensorin e cilësisë së ajrit.
Pastrojeni sensorin e cilësisë së ajrit çdo muaj për funksionimin optimal
të pajisjes.
▶ Fikeni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
▶ Tërhiqeni kapakun e pasmë dhe hiqeni nga pajisja.
▶ Pastroni sensorin e grimcave me një tampon pambuku të lagur.
▶ Thani të gjitha pjesët me një tampon pambuku të thatë.
▶ Rivini kapakun.
[Figura 29 Pastrimi i sensorit të cilësisë së ajrit]
5.3 Pastrimi i filtrit
KUJDES
Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/ose
zëvendësoni filtrin.
▶ Fikni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
▶ Tërhiqeni kapakun e pasmë dhe hiqeni nga pajisja.
▶ Nxirrni filtrin nga pajisja.
▶ Pastroni sipërfaqen e filtrit me një fshesë me korrent.
▶ Futeni filtrin përsëri në pajisje.
▶ Rivini kapakun.
▶ Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
▶ Prekni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.
▶ Prekni butonin e kontrollit/ricilësimit të gjendjes së filtrit .
▶ Lani duart pas pastrimit të filtrit.
[Figura 26
Heqja e kapakut të pasmë]
[Figura 30
Heqja dhe pastrimi i filtrit]
5.4 Zëvendësimi i filtrit
KUJDES
Mbani maskë dhe doreza kur pastroni sipërfaqen e filtrit dhe/ose
zëvendësoni filtrin.
Ajërpastruesi është i pajisur me një tregues të zëvendësimit të filtrit
për t'u siguruar që filtri i pastrimit të ajrit të jetë në gjendje optimale gjatë
punës.
Zëvendësojeni filtrin sa më shpejt të jetë e mundur.
KËSHILLË
Filtri nuk lahet as ripërdoret.
KUJDES
Fikeni gjithmonë ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza përpara se të
ndërroni filtrin.
▶ Fikni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
▶ Tërhiqeni kapakun e pasmë dhe hiqeni nga pajisja.
▶ Nxirrni filtrin nga pajisja.
▶ Hiqni kapakun plastik të filtrit të ri [ Figura 27].
▶ Fusni filtrin e ri në pajisje.
▶ Rivini kapakun.
▶ Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
▶ Prekni butonin e ndezjes për të ndezur pajisjen.
▶ Prekni dhe mbani butonin e kontrollit/ricilësimit së gjendjes të filtrit
për 3 sekonda, për të ricilësuar njehsorin e zëvendësimit të filtrit.
▶ Lani duart pasi të keni zëvendësuar filtrin.
Vini re:
Mos e nuhasni filtrin pasi ka mbledhur ndotës nga ajri.
5.5 Ricilësimi i filtrit
Kur njehsori i jetëgjatësisë së filtrit arrin 0%, ekrani shfaq mesazhin
"Filter status 0%" duke i kujtuar përdoruesit të zëvendësojë filtrin.
Mesazhi zhduket kur shtypni butonin e filtrit dhe do të shfaqet sërish
herën tjetër kur pajisja të ndizet.
[Figura 31 Mesazhi tregon se filtri duhet të zëvendësohet]
Filtri mund të zëvendësohet përpara se të shfaqet paralajmërimi për
jetëgjatësinë e filtrit. Njehsori i jetëgjatësisë së filtrit duhet të ricilësohet
manualisht pas zëvendësimit të filtrit:
▶ Shtypni butonin e ndezjes për të fikur pajisjen dhe hiqeni nga
priza.
▶ Fusni spinën në prizë.
▶ Shtypni gjatë butonin e filtrit për të ricilësuar njehsorin e
jetëgjatësisë së filtrit. Ndërfaqja ndryshon midis vijës së mesazheve
dhe më pas kthehet në ekranin fillestar.
[Figura 32 Ricilësimi i mesazheve të filtrit]
Për të kontrolluar gjendjen e filtrit, shtypni butonin e filtrit .
Jetëgjatësia e mbetur e filtrit do të shfaqet dhe më pas do të kthehet në
ekranin e mëparshëm.
6Lëvizja dhe ruajtja
Lëvizja
• Përdorni dy duar për ta mbajtur pajisjen kur e lëvizni.
Ruajtja
▶ Fikeni ajërpastruesin dhe hiqeni nga priza.
▶ Pastroni ajërpastruesin, sensorin e grimcave dhe sipërfaqen e filtrit
( kapitulli 5 "Pastrimi dhe mirëmbajtja", faqja 111).
▶ Lërini të gjitha pjesët të thahen para se t'i ruani.
▶ Mbështilleni filtrin me qese plastike të mbyllura.
▶ Ruajini ajërpastruesin dhe filtrin në një vend të freskët dhe të thatë.
▶ Lani duart pas veprimeve me filtrin.
Bekijk gratis de handleiding van Bosch Air 6000i, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Bosch |
| Model | Air 6000i |
| Categorie | Luchtreiniger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 22386 MB |
