Bosch Air 6000i handleiding

144 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 110 van 144
Instalimi
Air 6000 – 6721876907 (2024/04)
110
2.6 Përmbledhje e ndërfaqes së përdorimit
[Figura 25 Përmbledhje e ndërfaqes së përdorimit Air 6000i]
[1] Modaliteti (automatik, manual, i qetë)
[2] Shpejtësia e ventilatorit
[3] Kohëmatësi
[4] Siguresa e fëmijëve / Pastrimi
[5] Wi-Fi
[6] Vlera e TVOC
[7] Lagështia relative
[8] Temperatura e ambientit
[9] Vlera e PM2.5
3Instalimi
3.1 Instalimi i filtrit
Tërhiqeni kapakun e pasmë dhe hiqeni nga pajisja.
Nxirrni filtrin nga pajisja.
Hiqni kapakun plastik të filtrit të pastrimit të ajrit.
Futeni filtrin përsëri në pajisje.
Rivini kapakun e pasmë.
[Figura 26 Heqja e kapakut të pasmë]
[Figura 27 Heqja e kapakut plastik]
[Figura 28 Futja e filtrit dhe rivënia e kapakut të pasmë]
3.2 Lidhje me valë
Skanoni kodin QR për të shkarkuar dhe instaluar Bosch aplikacionin
HomeCom Easy nga App Store ose Google Play.
fig. 18
Futeni pastruesin e ajrit në prizë dhe ndizeni.
Sigurohuni që treguesi i lidhjes me valë në ndërfaqe të jetë duke
pulsuar.
Sigurohuni që smartfoni me Bosch aplikacionin HomeCom Easy të
instaluar të jetë i lidhur me rrjetin me valë.
Ndiqni udhëzimet brenda aplikacionit për të konfiguruar dhe
kontrolluar pastruesin e ajrit.
4Përdorimi
4.1 Kuptimi i dritës rrethore për cilësinë e ajrit
Drita rrethore tregon cilësinë e ajrit. Ajo ndriçon me të gjitha ngjyrat me
radhë, kur ndizet ajërpastruesi. Pas rreth 30 sekondash, sensori i
grimcave zgjedh ngjyrën që përkon me cilësinë e ajrit me grimca përreth,
në përputhje me tabelën 2.
PM2.5
PM2.5 u referohet grimcave ndotëse ajrore ultra të imëta nën 2,5
mikrometra. Shumica e ndotësve të ajrit të brendshëm bien nën PM2.5
si: tymi i duhanit, flakët e gatimit apo të qirinjve, disa baktere në ajër dhe
sporet më të vogla të mykut, alergjenët e kafshëve shtëpiake dhe grimcat
alergjene të pluhurit gjithashtu bien nën PM2.5.
Sensori i cilësisë së ajrit skanon vazhdimisht ajrin për të zbuluar grimcat
ultra të imta. Ky informacion raportohet vazhdimisht si në ekranin digjital
ashtu edhe në dritën rrethore, duke ofruar sinjalizim për PM2.5 në kohë
reale.
tab. 72 Ngjyrat e dritës për cilësinë e ajrit dhe nivelet e PM2.5
4.2 Ndezja/fikja
Fusni spinën e ajërpastruesit në prizë.
Prekni për të ndezur ajërpastruesin.
Shtypni përsëri butonin për të fikur ajërpastruesin.
Vini re
Për rendiment optimal në pastrim, mbyllni dyert dhe dritaret.
Mbajini perdet larg hyrjes ose daljes së ajrit.
Ajërpastruesi do të funksionojë si parazgjedhje në modalitetin
automatik.
4.3 Ndryshimi i cilësimit të modalitetit
Modaliteti automatik
modalitetin automatik, cilësia e ajrit regjistrohet në kohë reale
dhe pajisja rregullon automatikisht shpejtësinë e ventilatorit në
përputhje me cilësinë e ajrit të ambientit.
Modaliteti manual
Në modalitetin manual, keni mundësinë të vendosni shpejtësinë e
ventilatorit (midis shpejtësive 1 dhe 3). Shtypni butonin për të
kaluar në shpejtësinë e dëshiruar.
Modaliteti i qetë
Në modalitetin e qetë, ajërpastruesi funksionon në qetësi me
shpejtësi të ulët dhe të gjitha dritat zbehen.
Modaliteti me kohëmatës
Në modalitetin me kohëmatës keni mundësinë të vendosni
kohëmatësin (midis 1 dhe 12 orë) për fikjen e pajisjes.
Bosch HomeCom Easy
play
ANDROID APP ON
Bosch
HomeCom Easy
0010053348-001
Ngjyra e dritës për
cilësinë e ajrit
Niveli i cilësisë së
ajrit
Niveli PM2.5
E kaltër I mirë 0-12
Vjollcë Në rregull 13-35
Portokalli I dobët 36-55
E kuqe I keq >56

Bekijk gratis de handleiding van Bosch Air 6000i, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkBosch
ModelAir 6000i
CategorieLuchtreiniger
TaalNederlands
Grootte22386 MB