AEG OS5MG20EB handleiding

444 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 6 van 444
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike ose shpërthimi.
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
Mos ushtroni presion mbi derën e hapur.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Mos e përdorni pajisjen si sipërfaqe pune
dhe mos e përdorni pajisjen për të ruajtur
brenda ushqim.
2.4 Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, zjarri ose dëmtimi të
pajisjes.
Përpara mirëmbajtjes, çaktivizoni pajisjen
dhe hiqeni spinën nga priza.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Mos lini të grumbullohen në guarnicionin e
derës mbeturina ushqimi apo mbetje ilaçi
pastrues.
Yndyrat dhe ushqimi që mbeten në pajisje
mund të shkaktojnë zjarr dhe qark elektrik
kur vihet në përdorim funksioni i
mikrovalës.
Pastrojeni pajisjen me copë të butë e të
njomë. Përdorni vetëm detergjente
neutrale. Mos përdorni produkte gërryese,
materiale të ashpra pastruese, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën, ndiqni
udhëzimet e sigurisë në paketim.
2.5 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit.
Përdorni vetëm pjesë rezervë origjinale.
Ky produkt përmban një burim drite të
klasit G të efikasitetit të energjisë.
Në lidhje me llambat brenda produktit dhe
llambat e pjesëve të këmbimit të shitura
veçmas: Këto llamba janë prodhuar për
kushte ekstreme fizike në pajisjet
elektroshtëpiake, si p.sh. temperaturë,
dridhje, lagështirë, ose janë prodhuar për
të sinjalizuar informacion rreth statusit të
përdorimit të pajisjes. Ato nuk janë
prodhuar për t’u përdorur në aplikacione të
tjera dhe nuk janë të përshtatshme për
ndriçim në ambiente shtëpiake.
2.6 Hedhja e pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rreziku i lëndimit ose mbytjes.
Shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Priteni kabllon e rrjetit elektrik pranë
pajisjes dhe hidheni atë.
3. INSTALIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
3.1 Instalimi elektrik
Kjo pajisje ofrohet me kordon elektrik dhe
spinë.
Kablli ka një tel tokëzimi me një spinë
tokëzimi. Spina duhet të futet në prizën e
instaluar dhe të tokëzuar siç duhet. Në rast të
një qarku të shkurtër elektrik, tokëzimi
zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
3.2 Instalimi - përgatitja paraprake
Kontrolloni nëse përmasat e mobilies
përkojnë me distancat e instalimit.
6 SHQIP

Bekijk gratis de handleiding van AEG OS5MG20EB, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkAEG
ModelOS5MG20EB
CategorieNiet gecategoriseerd
TaalNederlands
Grootte39292 MB