AEG OS5MG20EB handleiding

444 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 5 van 444
Mosmbajtja e pajisjes në një gjendje të pastër mund të çojë
në përkeqësim të sipërfaqes, e cila mund të ndikojë
negativisht në jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë
në një situatë të rrezikshme.
Temperatura e sipërfaqeve të arritshme mund të jetë e lartë
kur pajisja është në punë.
Mos e aktivizoni pajisjen kur ajo është bosh. Pjesët prej
metali në hapësirat e brendshme mund të krijojnë harkim
elektrik.
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami, pasi
mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të shkaktojë
krisjen e xhamit.
Pajisja duhet të përdoret me derën dekorative të hapur
(nëse ka).
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
2.2 Lidhja Elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Nëse pajisja lidhet me prizën nëpërmjet
një kablloje zgjatuese, sigurohuni që
kablloja të jetë e tokëzuar.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit ose një elektricist për ndërrimin
e kabllos elektrike të dëmtuar.
SHQIP 5

Bekijk gratis de handleiding van AEG OS5MG20EB, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkAEG
ModelOS5MG20EB
CategorieNiet gecategoriseerd
TaalNederlands
Grootte39292 MB