Whirlpool FFL 7269 W EE handleiding

98 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 87 van 98
Nisje me vonesë
Për ta nisur më vonë programin e zgjedhur, shtypni butonin derisa të
ndizet ekrani LED për vonesën e zgjedhur (9h - 6h - 3h). Pasi të ketë
nisur cikli i larjes, drita e treguesit që korrespondon me periudhën e
zgjedhur të vonesës do të nisë të pulsojë. Me kalimin e kohës, koha e
mbetur e vonesës do të shfaqet dhe drita e treguesit korrespondues do
të pulsojë. Programi i caktuar do të nisë sapo koha e zgjedhur e vonesës
të ketë përfunduar. Për të anuluar nisjen me vonesë, shtypni butonin
derisa të gjitha dritat LED të ken.
Temperatura
Çdo program ka një temperaturë të paracaktuar. Nëse dëshironi
të ndryshoni temperaturën, shtypni butonin . Treguesi LED
korrespondues do të ndizet.
Rrotullimi
Çdo program ka një shpejtësi të paracaktuar rrotullimi. Nëse dëshironi
të ndryshoni shpejtësinë e rrotullimit, shtypni butonin . Treguesi
LED korrespondues do të ndizet.
KYÇJA E BUTONAVE
Për të kyçur panelin e kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin
“Kyçja e butonave për rreth 3 sekonda. Në ekran ndizet drita e treguesit
LED për të sinjalizuar që paneli i kontrollit është kyçur (me përjashtim të
butonit “NDEZJA/FIKJA ). Në këtë mënyrë, parandalohen ndryshimet
e paqëllimshme të programeve, sidomos kur fëmijët ndodhen pranë
pajisjes. Për të shkyçur panelin e kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur
butonin “Kyçja e butonave” për rreth 3 sekonda.
ZBARDHIMI
Nëse dëshironi t’i zbardhni rrobat, futini në lavatriçe dhe zgjidhni
programin “Shpëlarje dhe rrotullim”.
Vëreni në punë lavatriçen dhe prisni derisa të përfundojë ciklin e parë
të mbushjes me ujë (rreth 2 minuta). Vëreni në pezullim pajisjen, duke
shtypur butonin “Nisja/Pezullimi” , hapni sirtarin e detergjentit
dhe hidhni zbardhues (respektoni dozat e rekomanduara, që jepen
në paketim) në dhomëzën e larjes ku është montuar më herët njësia
dozuese. Niseni përsëri ciklin duke shtypur butonin “Nisja/Pezullimi”
.
Nëse dëshironi, mund të shtoni zbutës rrobash në dhomëzën përkatëse
të sirtarit të detergjentit.
SUGJERIME DHE KËSHILLA
Ndajini rrobat sipas
Llojit të rrobës/etiketës së larjes (pambuk, bra të përziera, sintetike, të
leshta, rroba që duhen larë me dorë). Ngjyrës (ndajini artikujt me ngjyra
nga ata të bardhë, lajini veçmas artikujt e rinj me ngjyra). Delikateve
(lajini artikujt e vegjël si çorapet prej najloni dhe artikujt me grepa si
reçipetat, duke i futur në një çantë rrobe ose këllëf jastëku me zinxhir).
Zbrazini të gjithë xhepat
Sendet si monedhat ose çakmakët mund të dëmtojnë edhe rrobat,
edhe kazanin e lavatriçes.
Ndiqni rekomandimin e dozës/aditivëve
Kjo optimizon rezultatin e pastrimit, shmang mbetjet irrituese të
detergjentit të tepërt në rrobat tuaja dhe kursen para duke shmangur
mbetjet e detergjentit të tepërt.
Lani në temperaturë të ulët dhe për një kohë më të gjatë
Programet me temperatura më të ulëta dhe me kohëzgjatje më të
madhe zakonisht janë më ekase për sa i përket konsumit të energjisë.
Respektoni madhësitë e ngarkesës
Ngarkoni lavatriçen tuaj deri në kapacitetin e treguar në tabelën
"SKEDA E PROGRAMEVE" për të kursyer ujë dhe energji.
Zhurma dhe lagështia e mbetur
Këto ndikohen nga shpejtësia e rrotullimit: sa më e lartë të jetë
shpejtësia e rrotullimit në fazën e rrotullimit, aq më e lartë është zhurma
dhe lagështia e mbetur.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Për çdo seancë pastrimi dhe mirëmbajtjeje, keni lavatriçen dhe hiqeni
nga priza. Mos përdorni lëngje të ndezshme për të pastruar lavatriçen.
Pastrojeni dhe mirëmbajeni herë pas here lavatriçen (të paktën 4 herë
në vit).
Pastrimi i pjesës së jashtme të lavatriçes
Përdorni një leckë të butë të lagur për të pastruar pjesët e jashtme
të pajisjes. Mos përdorni pastrues për xhamat ose përdorim të
përgjithshëm, pluhur gërryes ose produkte të ngjashme për të pastruar
panelin e kontrollit - këto substanca mund të dëmtojnë printimet.
Kontrolli i zorrës së furnizimit me ujë
Kontrolloni zorrën e hyrjes rregullisht për plasaritje dhe çarje. Nëse
është dëmtuar, zëvendësojeni me një zorrë të re që mund ta merrni
përmes shërbimit të mbështetjes pas shitjes ose shitësit specialist. Në
varësi të llojit të zorrës:
Nëse zorra e hyrjes ka veshje transparente, kontrolloni në mënyrë
periodike nëse ngjyra intensikohet në zona lokale. Nëse po, zorra
mund të ketë rrjedhje dhe duhet të zëvendësohet.
Pastrimi i ltrit të ujit/shkarkimi i ujit të mbetur
Nëse keni përdorur një program me ujë të ngrohtë, prisni derisa uji të
ftohet para se ta zbrazni. Pastrojeni herë pas here ltrin e ujit me qëllim
që të pengohet mosshkarkimi i ujit pas larjes, për shkak të bllokimit
të ltrit. Nëse uji nuk mund të shkarkohet, në ekran shfaqet sinjali që
tregon se ltri i ujit mund të jetë bllokuar.
Hiqni strukturën mbajtëse, duke përdorur një kaçavidë: shtyni për
poshtë me dorë njërën anë të strukturës mbajtëse, pastaj futeni majën
e kaçavidës në hapësirën midis strukturës mbajtëse dhe panelit të
përparmë dhe hapeni me levë për të hequr strukturën mbajtëse.
Vendosni një enë të gjerë dhe të sheshtë poshtë ltrit të ujit për
të mbledhur ujin e shkarkimit. Rrotullojeni ngadalë në drejtimin
kundërorar ltrin derisa të llojë të rrjedhë uji. Lëreni ujin të rrjedhë pa e
hequr ltrin. Pasi të mbushet ena, mbylleni ltrin e ujit duke e rrotulluar
në drejtimin orar. Boshatisni enën. Përsëriteni këtë procedurë derisa të
shkarkohet i gjithë uji. Shtroni një rrobë pambuku poshtë ltrit të ujit,
e cila mund të thithë një sasi të vogël të ujit të mbetur. Më pas, hiqeni
ltrin e ujit duke e rrotulluar në drejtimin kundërorar. Pastroni ltrin e
ujit: hiqni mbetjet në ltër dhe pastrojeni atë nën ujë të rrjedhshëm.
Futni ltrin e ujit dhe montojeni përsëri kapakun e poshtëm: Futni
sërish ltrin e ujit duke e rrotulluar në drejtim të akrepave të orës.
Sigurohuni që ta rrotulloni deri aq sa të jetë e mundur; doreza e ltrit
duhet të jetë në pozicion vertikal. Për të testuar shtrëngimin e ltrit të
ujit, mund të hidhni rreth 1 litër ujë në ndarjen e detergjentit. Më pas,
instaloni sërish kapakun e poshtëm.
Pastrimi i ndarjes së detergjentit
Hiqni shpërndarësin e detergjentit duke shtypur butonin e lëshimit dhe
në të njëjtën kohë duke tërhequr shpërndarësin e detergjentit. Hiqni
pjesën e brendshme nga shpërndarësi i detergjentit, si dhe pjesën e
brendshme të ndarjes së zbutësit. Pastrojini të gjitha pjesët me ujë të
rrjedhshëm, duke hequr të gjitha mbetjet e detergjentit ose zbutësit.
Pastroni të gjitha pjesët me një leckë të butë. Riinstaloni shpërndarësin
e detergjentit dhe futeni përsëri në ndarjen e detergjentit.
AKSESORËT
Kontaktoni me shërbimin tonë të mbështetjes pas shitjes për të pyetur
nëse kemi aksesorët e mëposhtëm për modelin e lavatriçes suaj.
Kompleti i stivimit
Falë këtij kompleti, tharësja mund të vihet mbi lavatriçe, për të kursyer
hapësirën dhe për ta bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e
tharëses, duke e vënë në një pozicion më të lartë.
TRANSPORTI DHE MENAXHIMI
Mos e ngrini asnjëherë pajisjen duke e mbajtur nga pjesa e sipërme.
Nxirrni spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e ujit. Sigurohuni që dera
dhe ndarja e detergjentit të jenë mbyllur siç duhet. Shkëputni zorrën e
hyrjes nga rubineti i ujit dhe hiqni zorrën e shkarkimit nga pika juaj e
shkarkimit. Hiqni të gjithë ujin e mbetur nga zorrët dhe rregullojini ato
në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit. Rivendosni bulonat
e transportit. Ndiqni në rend të kundërt udhëzimet për heqjen e
bulonave të transportit të dhëna tek "UDHËZUESI I INSTALIMIT".
SQ
Udhëzuesi i shpejtë

Bekijk gratis de handleiding van Whirlpool FFL 7269 W EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkWhirlpool
ModelFFL 7269 W EE
CategorieWasmachine
TaalNederlands
Grootte17674 MB