Whirlpool FFL 7269 W EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 86 van 98

PROGRAMET
Për të zgjedhur programin e duhur për llojin e rrobave,
respektoni gjithmonë udhëzimet e dhëna në etiketat e
rrobave. Vlera e treguar në simbolin e tubit është vlera më e
lartë e mundshme për larjen e rrobave.
Të përziera
Për larjen e veshjeve të forta, me ndotje të lehtë dhe normale, të bëra
nga pambuku, lini, brat sintetike dhe brat e përziera.
Të bardha
Për larjen e peshqirëve, mbathjeve, mbulesave të tavolinës dhe
të krevatit etj., që janë të forta, prej pambuku dhe lini dhe që janë
mesatarisht të ndotura ose shumë të ndotura. Vetëm kur temperatura
e zgjedhur e ciklit është 90°C, cikli nis në llim me fazën e paralarjes,
pastaj të larjes kryesore. Në këtë rast, rekomandohet të shtoni
detergjent në të dyja dhomëzat: edhe tek ajo e paralarjes, edhe tek ajo
e larjes kryesore.
Të pambukta
Për rrobat e pambukta rezistente, të ndotura në nivel normal ose shumë
të ndotura.
Eko. 40-60
Për larjen e veshjeve të pambukta me ndotje normale, në etiketën e
të cilave tregohet se mund të lahen në 40°C ose 60°C së bashku në të
njëjtin cikël. Ky është programi standard për të pambuktat dhe më
ekasi për sa i përket konsumit të ujit dhe energjisë.
Sportive
Për të larë rrobat sportive pak të ndotura (kostume sportive, tuta
të shkurtra etj.). Për rezultatet më të mira, rekomandojmë të mos
tejkalohet ngarkesa maksimale që jepet në “SKEDËN E PROGRAMEVE”.
Rekomandojmë përdorimin e një detergjenti të lëngshëm dhe shtimin
e një sasie të përshtatshme për një gjysmëngarkesë.
Jorganë
Projektuar për larjen e artikujve të mbushur si jorganët dopio ose tek,
jastëkët dhe xhupat me pupla. Rekomandohet që artikuj të tillë të
mbushur të futen në kazan me skajet të palosura për brenda dhe të
mos zënë më shumë se ¾ të vëllimit të kazanit. Për larje sa më të mirë,
rekomandojmë të përdorni detergjent të lëngshëm.
Xhinse
Përvishini rrobat përpara larjes dhe përdorni detergjent të lëngshëm.
Rrotullim dhe shkarkim
Rrotullon ngarkesën dhe pastaj zbraz ujin. Për veshjet rezistente.
Nëse nuk e aktivizoni ciklin e rrotullimit, makineria do të bëjë vetëm
shkarkimin e ujit.
Shpëlarje dhe rrotullim
Shpëlan ngarkesën dhe pastaj rrotullohet. Për veshjet rezistente.
Shpejt 30’
Për larjen e shpejtë të rrobave pak të ndotura. Ky cikël zgjat vetëm 30
minuta dhe ju kursen edhe kohë, edhe energji elektrike.
20°C
Për larjen e veshjeve të pambukta pak të ndotura në një temperaturë
prej 20°C.
Të leshta
Të gjitha veshjet e leshta mund të lahen duke përdorur programin "Të
leshta" edhe ato që kanë etiketën "vetëm larje me dorë". Për rezultate
më të mira, përdorni detergjente të posaçme dhe mos tejkaloni
peshën maksimale për larje.
Delikate
Për larjen e rrobave tepër delikate. Rekomandohet t’i përvishni rrobat
përpara se t’i lani.
Sintetike
Për larjen e veshjeve të ndotura, prej brash sintetike (si poliestër,
poliakrilik, viskozë etj.) ose prej brash pambuku dhe sintetike (të
përziera).
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
Për të hequr çdo papastërti që ka mbetur gjatë prodhimit të pajisjes,
zgjidhni programin “Të pambukta ” në temperaturë 60°C. Hidhni
një sasi të vogël detergjenti pluhur te ndarja e larjes kryesore
e shpërndarësit të detergjentit (jo më shumë se 1/3 e sasisë që
rekomandon prodhuesi për rrobat pak të ndotura). Niseni programin pa
futur rroba në kazan.
PËRDORIM I PËRDITSHËM
Përgatitini rrobat duke ndjekur rekomandimet që jepen në pjesën
“SUGJERIME DHE KËSHILLA”. Fusni rrobat në lavatriçe, mbylleni derën,
hapni rubinetin e ujit dhe shtypni butonin “NDEZJA/FIKJA” për
ta ndezur lavatriçen. Drita e butonit “Nisja/Pezullimi” pulson.
Rrotullojeni përzgjedhësin e programit për të zgjedhur programin
e dëshiruar dhe, nëse është nevoja, zgjidhni një opsion. Mund të
ndryshoni temperaturën dhe shpejtësinë e rrotullimit duke shtypur
butonin “ ” ose butonin “ ”. Tani hapni shpërndarësin e detergjentit
dhe hidhni në të detergjent (dhe aditivë/zbutës). Respektoni dozat
që rekomandohen në ambalazhin e detergjentit. Më pas mbylleni
shpërndarësin e detergjentit.
NISJA E PROGRAMIT
Shtypni butonin "Nisja/Pezullimi" .
Lavatriçja do të kyçë derën (simboli ndizet) dhe kazani do të nisë
të rrotullohet; dera do të shkyçet (simboli ket) dhe më pas do të
kyçet sërish (simboli ndizet) në kuadër të fazës përgatitore të çdo
cikli larjeje. Zhurma kërcitëse është pjesë e mekanizmit të mbylljes së
derës. Uji do të hyjë në kazan dhe do të nisë faza e larjes pasi dera të
jetë kyçur.
SI TË PEZULLONI NJË PROGRAM AKTIV
Për të ndaluar ciklin e larjes, shtypni “Nisja/Pezullimi” ; drita treguese
do të pulsojë. Për të nisur ciklin e larjes që nga pika ku është ndërprerë,
shtypeni përsëri butonin.
HAPENI DERËN NËSE ËSHTË E NEVOJSHME
Pas nisjes së programit, ndizet drita treguese e “Derës së kyçur” , për
të sinjalizuar që dera nuk mund të hapet. Dera mbetet e kyçur gjatë
kohës që është aktiv programi i larjes. Për të hapur derën ndërkohë
që programi është aktiv, shtypni butonin “Nisja/Pezullimi” për ta
pezulluar programin. Me kusht që niveli i ujit dhe/ose temperatura të
mos jenë shumë të larta, treguesi i “Derës së kyçur” ket, duke ju
mundësuar të hapni derën. Për shembull, për të shtuar ose hequr disa
rrobat. Shtypni përsëri butonin “Nisja/Pezullimi” për të vazhduar
programin.
PËRFUNDIMI I PROGRAMIT
Drita treguese për “Derën e kyçur” ket dhe drita treguese për
“Përfundimin e ciklit” ndizet. Për të kur lavatriçen pas përfundimit
të programit, shtypni butonin “NDEZJA/FIKJA” . Drita ket. Nëse nuk
shtypni butonin “NDEZJA/FIKJA” , lavatriçja ket automatikisht pas
rreth 10 minutash. Mbyllni ujin e rubinetit, hapni derën dhe zbrazni
lavatriçen. Lëreni derën pak hapur për të lejuar tharjen e kazanit.
OPSIONET
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me programin e caktuar, kjo
mospërputhje sinjalizohet me anë të një zileje elektrike (që bie 3 herë).
Drita përkatëse treguese do të llojë të pulsojë.
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me një opsion të zgjedhur më
përpara, aktiv do të mbetet vetëm opsioni i zgjedhur më së fundi.
FreshCare+
Me anë të këtij opsioni, përmirësohet cilësia e larjes, nëpërmjet
përdorimit të avullit që pengon krijimin e burimeve të aromave të
këqija kryesore brenda pajisjes. Pas mbarimit të fazës së larjes me avull,
kazani i lavatriçes rrotullohet ngadalë. Opsioni FreshCare+ nis pas
mbarimit të ciklit për jo më shumë se 6 orë dhe ju mund ta ndërpritni
në çdo kohë duke shtypur cilindo buton në panelin e kontrollit ose
duke rrotulluar çelësin rrotullues. Prisni rreth 5 minuta para se të hapni
derën.
Shpëlarje intensive
Duke zgjedhur këtë opsion, rritet ekasiteti i shpëlarjes dhe garantohet
heqje optimale e detergjentit. Është veçanërisht e dobishme për lëkurë
të ndjeshme.
Hekurosje e thjeshtë
Duke zgjedhur këtë opsion, ciklet e larjes dhe rrotullimit do të
modikohen, në mënyrë që të reduktohet krijimi i rrudhave.
Bekijk gratis de handleiding van Whirlpool FFL 7269 W EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Whirlpool |
| Model | FFL 7269 W EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 17674 MB |







