Whirlpool FFB 7269 WV EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 87 van 98

Nisje me vonesë
Për ta nisur më vonë programin e zgjedhur, shtypni butonin për të
caktuar kohën e vonesës. Kur ky funksion aktivizohet, në ekran ndizet
simboli . Për të anuluar opsionin e nisjes me vonesë, shtypeni
butonin përsëri derisa në ekran të shfaqet vlera “0”.
Me anë të këtij opsioni, përmirësohet cilësia e larjes, nëpërmjet
përdorimit të avullit që pengon krijimin e burimeve të aromave të
këqija kryesore brenda pajisjes. Pas mbarimit të fazës së larjes me avull,
kazani i lavatriçes rrotullohet ngadalë. Opsioni nis pas mbarimit të
ciklit për jo më shumë se 6 orë. Ju mund ta ndërprisni në çdo kohë duke
shtypur cilindo buton në panelin e kontrollit ose duke rrotulluar çelësin
rrotullues. Prisni rreth 5 minuta derisa të mundësohet hapja e derës.
Temperatura
Çdo program ka një temperaturë të paracaktuar. Nëse dëshironi ta
ndryshoni temperaturën, shtypni butonin “Temperatura” . Vlera
shfaqet në ekran.
Rrotullim
Çdo program ka një shpejtësi të paracaktuar rrotullimesh. Nëse
dëshironi ta ndryshoni shpejtësinë e rrotullimeve, shtypni butonin
“Rrotullimet” . Vlera shfaqet në ekran.
Modaliteti i demonstrimit
Për ta çaktivizuar këtë funksion, FIKENI lavatriçen. Pastaj shtypni dhe
mbani shtypur butonin “Nisja/Pezullimi” , brenda 5 sekondash
shtypni edhe butonin “NDEZJA/FIKJA” dhe mbajini shtypur të dy
butonat për 2 sekonda.
BLLOKIMI I PANELIT
Për të bllokuar panelin e kontrollit, shtypni dhe mbani shtypur butonin
e “Bllokimit të panelit” për rreth 3 sekonda. Në ekran ndizet
simboli për të sinjalizuar që paneli i kontrollit është bllokuar
(me përjashtim të butonit “NDEZJA/FIKJA” ). Në këtë mënyrë,
parandalohen ndryshimet e paqëllimshme të programeve, sidomos kur
fëmijët ndodhen pranë pajisjes. Për të zhbllokuar panelin e kontrollit,
shtypni dhe mbani shtypur butonin e “Bllokimit të panelit” për
rreth 3 sekonda.
ZBARDHIMI
Nëse dëshironi t’i zbardhoni rrobat, futini në lavatriçe dhe zgjidhni
programin “Shpëlarje dhe rrotullim” .
Vëreni në punë lavatriçen dhe prisni derisa të përfundojë ciklin e parë
të mbushjes me ujë (rreth 2 minuta). Vëreni në pezullim pajisjen, duke
shtypur butonin “Nisja/Pezullimi” , hapni sirtarin e detergjentit
dhe hidhni zbardhues (respektoni dozat e rekomanduara, që jepen
në paketim) në dhomëzën e larjes ku është montuar më herët njësia
dozuese. Niseni përsëri ciklin duke shtypur butonin “Nisja/Pezullimi” .
Nëse dëshironi, mund të shtoni zbutës rrobash në dhomëzën përkatëse
të sirtarit të detergjentit.
SUGJERIME DHE KËSHILLA
Ndajini rrobat sipas:
Llojit të rrobës/etiketës së larjes (pambuk, bra të përziera, sintetike, të
leshta, rroba që duhen larë me dorë). Ngjyrës (ndajini artikujt me ngjyra
nga ata të bardhë, lajini veçmas artikujt e rinj me ngjyra). Delikateve
(lajini artikujt e vegjël si çorapet prej najloni dhe artikujt me grepa si
reçipetat, duke i futur në një çantë rrobe ose këllëf jastëku me zinxhir).
Zbrazini të gjithë xhepat
Sendet si monedhat ose çakmakët mund të dëmtojnë edhe rrobat,
edhe kazanin e lavatriçes.
Ndiqni rekomandimet për dozat/aditivët
Kështu do të optimizohet rezultati i pastrimit, do të shmangen mbetjet
acaruese të detergjentit të tepërt në rrobat tuaja dhe do të kurseni para
duke shmangur shpërdorimin e detergjentit të tepërt.
Lani në temperaturë të ulët dhe për një kohë më të gjatë
Programet me temperatura më të ulëta dhe me kohëzgjatje më të
madhe zakonisht janë më ekase për sa i përket konsumit të energjisë.
Respektoni madhësitë e ngarkesës
Ngarkojeni lavatriçen deri në kapacitetin që tregohet në tabelën
“SKEDA E PROGRAMEVE“ për të kursyer ujë dhe energji.
Zhurma dhe lagështia e mbetur
Këto ndikohen nga shpejtësia e rrotullimit: sa më e lartë të jetë
shpejtësia e rrotullimit në fazën e rrotullimit, aq më e lartë është zhurma
dhe lagështia e mbetur.
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
Për çdo seancë pastrimi dhe mirëmbajtjeje, keni lavatriçen dhe hiqeni
nga priza. Mos përdorni lëngje të ndezshme për të pastruar lavatriçen.
Pastrojeni dhe mirëmbajeni herë pas here lavatriçen (të paktën 4 herë
në vit).
Pastrimi i pjesës së jashtme të lavatriçes
Përdorni një leckë të butë të lagur për të pastruar pjesët e jashtme
të pajisjes. Mos përdorni pastrues për xhamat ose përdorim të
përgjithshëm, pluhur gërryes ose produkte të ngjashme për të pastruar
panelin e kontrollit - këto substanca mund të dëmtojnë printimet.
Kontrolli i zorrës së furnizimit me ujë
Kontrolloni zorrën e hyrjes rregullisht për plasaritje dhe çarje. Nëse
është dëmtuar, zëvendësojeni me një zorrë të re që mund ta merrni
përmes shërbimit të mbështetjes pas shitjes ose shitësit specialist.
Në varësi të llojit të zorrës: Nëse zorra e hyrjes ka veshje transparente,
kontrolloni në mënyrë periodike nëse ngjyra intensikohet në zona
lokale. Nëse po, zorra mund të ketë rrjedhje dhe duhet të ndërrohet.
Pastrimi i ltrit të ujit/shkarkimi i ujit të mbetur
Nëse keni përdorur një program me ujë të ngrohtë, prisni derisa uji të
ftohet para se ta zbrazni. Pastrojeni herë pas here ltrin e ujit me qëllim
që të pengohet mosshkarkimi i ujit pas larjes, për shkak të bllokimit
të ltrit. Nëse uji nuk mund të shkarkohet, në ekran shfaqet sinjali që
tregon se ltri i ujit mund të jetë bllokuar.
Hiqni kapakun e poshtëm, duke përdorur një kaçavidë: shtyni për
poshtë me dorë njërën anë të kapakut të poshtëm, pastaj futeni majën
e kaçavidës në hapësirën midis kapakut të poshtëm dhe panelit të
përparmë dhe bëjini levë për të hequr kapakun e poshtëm. Vendosni
një enë të gjerë dhe të sheshtë poshtë ltrit të ujit për të mbledhur ujin
e shkarkimit. Rrotullojeni ngadalë në drejtimin kundërorar ltrin derisa
të llojë të rrjedhë uji. Lëreni ujin të rrjedhë pa e hequr ltrin. Pasi të
mbushet ena, mbylleni ltrin e ujit duke e rrotulluar në drejtimin orar.
Boshatisni kontejnerin. Përsëriteni këtë procedurë derisa të shkarkohet i
gjithë uji. Shtroni një rrobë pambuku poshtë ltrit të ujit, e cila mund të
thithë një sasi të vogël të ujit të mbetur. Më pas, hiqeni ltrin e ujit duke
e rrotulluar në drejtimin kundërorar. Pastroni ltrin e ujit: hiqni mbetjet
në ltër dhe pastrojeni atë nën ujë të rrjedhshëm. Futni ltrin e ujit dhe
montojeni përsëri kapakun e poshtëm: Futni sërish ltrin e ujit duke e
rrotulluar në drejtim të akrepave të orës. Sigurohuni që ta rrotulloni deri
aq sa të jetë e mundur; doreza e ltrit duhet të jetë në pozicion vertikal.
Për të testuar shtrëngimin e ltrit të ujit, mund të hidhni rreth 1 litër ujë
në ndarjen e detergjentit. Më pas, instaloni sërish kapakun e poshtëm.
AKSESORËT
Kontaktoni me shërbimin tonë të mbështetjes pas shitjes për të pyetur
nëse kemi aksesorët e mëposhtëm për modelin e lavatriçes suaj.
Kompleti i stivimit
Falë këtij kompleti, tharësja mund të vihet mbi lavatriçe, për të kursyer
hapësirën dhe për ta bërë më të lehtë ngarkimin dhe shkarkimin e
tharëses, duke e vënë në një pozicion më të lartë.
TRANSPORTI DHE MENAXHIMI
Mos e ngrini asnjëherë pajisjen duke e mbajtur nga pjesa e sipërme.
Nxirrni spinën elektrike dhe mbyllni rubinetin e ujit. Sigurohuni që dera
dhe ndarja e detergjentit të jenë mbyllur siç duhet. Shkëputni zorrën e
hyrjes nga rubineti i ujit dhe hiqni zorrën e shkarkimit nga pika juaj e
shkarkimit. Hiqni të gjithë ujin e mbetur nga zorrët dhe rregullojini ato
në mënyrë që të mos dëmtohen gjatë transportit. Rivendosni bulonat
e transportit. Ndiqni në rend të kundërt udhëzimet për heqjen e
bulonave të transportit të dhëna tek "UDHËZUESI I INSTALIMIT".
AL
Udhëzuesi i shpejtë
Bekijk gratis de handleiding van Whirlpool FFB 7269 WV EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Whirlpool |
| Model | FFB 7269 WV EE |
| Categorie | Wasmachine |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 19901 MB |







