Whirlpool FFB 7269 WV EE handleiding

98 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 86 van 98
PROGRAMET
Për të zgjedhur programin e duhur për llojin e rrobave,
respektoni gjithmonë etiketat e rrobave. Vlera e treguar
në simbolin e tubit është vlera më e lartë e mundshme për
larjen e rrobave.
Të përziera
Për larjen e veshjeve të forta, me ndotje të lehtë dhe normale, të bëra
nga pambuku, lini, brat sintetike dhe brat e përziera.
Të bardha
Për larjen e peshqirëve, mbathjeve, mbulesave të tavolinës dhe
të krevatit etj., që janë të forta, prej pambuku dhe lini dhe që janë
mesatarisht të ndotura ose shumë të ndotura. Vetëm kur temperatura
e zgjedhur e ciklit është 90°C, cikli nis në llim me fazën e paralarjes,
pastaj të larjes. Në këtë rast, rekomandohet të shtoni detergjent në të
dyja dhomëzat: edhe tek ajo e paralarjes, edhe tek ajo e larjes.
Të pambukta
Për rrobat e pambukta rezistente, që janë mesatarisht të ndotura ose
shumë të ndotura.
Për larjen e veshjeve të pambukta me ndotje normale, në etiketën e
të cilave tregohet se mund të lahen në 40°C ose 60°C së bashku në të
njëjtin cikël. Ky është programi standard për të pambuktat dhe më
ekasi për sa i përket konsumit të ujit dhe energjisë.
Sportive
Për të larë rrobat sportive pak të ndotura (kostume sportive, tuta
të shkurtra etj.). Për rezultatet më të mira, rekomandojmë të mos
tejkalohet ngarkesa maksimale që jepet në “SKEDËN E PROGRAMEVE”.
Rekomandojmë përdorimin e një detergjenti të lëngshëm dhe shtimin
e një sasie të përshtatshme për një gjysmëngarkesë.
Jorganë
Projektuar për larjen e artikujve të mbushur si jorganët dopio ose tek,
jastëkët dhe xhupat me pupla. Rekomandohet që artikuj të tillë të
mbushur të futen në kazan me skajet të palosura për brenda dhe të
mos zënë më shumë se ¾ të vëllimit të kazanit. Për larje sa më të mirë,
rekomandojmë të përdorni detergjent të lëngshëm.
Freskim me avull
Ky program i freskon rrobat duke hequr aromat e këqija dhe duke i
shtendosur brat (1 kg, rreth 3 artikuj). Fusni vetëm artikuj të thatë (që
nuk janë të papastër) dhe zgjidhni programin Freskim me avull. Në
fund të ciklit, rrobat do të kenë njëfarë lagështie, por mund t’i vishni pas
disa minutash. Programi Freskim me avull e bën hekurosjen më të
lehtë.
! Nuk rekomandohet për të leshtat dhe të mëndafshtat.
! Mos shtoni zbutës ose detergjentë.
Rrotullim dhe shkarkim
Rrotullon ngarkesën dhe pastaj zbraz ujin. Për veshjet rezistente. Nëse e
përjashtoni ciklin e rrotullimit, pajisja do të bëjë vetëm shkarkimin.
Shpëlarje dhe rrotullim
Shpëlan ngarkesën dhe pastaj rrotullohet. Për veshjet rezistente.
Shpejt 30’
Për larjen e shpejtë të rrobave pak të ndotura. Ky cikël zgjat vetëm 30
minuta dhe ju kursen edhe kohën, edhe energjinë.
Për larjen e veshjeve të pambukta pak të ndotura në një temperaturë
prej 20°C.
Të leshta
Të gjitha veshjet e leshta mund të lahen duke përdorur programin Të
leshta, edhe ato që kanë etiketën “vetëm larje me dorë. Për rezultate
më të mira, përdorni detergjentë të posaçëm dhe mos tejkaloni
peshën maksimale për larje.
Delikate
Për larjen e rrobave tepër delikate. Rekomandohet t’i përvishni rrobat
përpara se t’i lani.
Sintetike
Për larjen e veshjeve të ndotura, prej brash sintetike (si poliester,
poliakrilik, viskozë etj.) ose prej brash pambuku dhe sintetike (të
përzierja).
PËRDORIMI PËR HERË TË PARË
Për të hequr çdo papastërti që ka mbetur gjatë prodhimit të pajisjes,
zgjidhni programin Të pambukta” me temperaturë 60°C. Hidhni një
sasi të vogël detergjenti te dhomëza (ndarja) e larjes të shpërndarësit
të detergjentit (jo më shumë se 1/3 e sasisë që rekomandon prodhuesi
për rrobat pak të ndotura). Niseni programin pa futur rroba në kazan.
PËRDORIM I PËRDITSHËM
Përgatitini rrobat duke ndjekur rekomandimet që jepen në pjesën
“SUGJERIME DHE KËSHILLA. Fusni rrobat në lavatriçe, mbylleni derën,
hapni rubinetin e ujit dhe shtypni butonin “NDEZJA/FIKJA për
ta ndezur lavatriçen. Drita e butonit “Nisja/Pezullimi” pulson.
Rrotullojeni butonin e zgjedhjes së programit për të zgjedhur
programin e dëshiruar dhe, nëse është nevoja, zgjidhni ndonjë opsion.
Temperaturën he shpejtësinë e rrotullimeve mund t’i ndryshoni duke
shtypur butonin Temperatura ose butonin “Rrotullimet”. Tani hapni
sirtarin e shpërndarësit të detergjentit dhe hidhni në të detergjent (dhe
aditivë/zbutës). Respektoni dozat që rekomandohen në ambalazhin e
detergjentit. Pastaj mbylleni sirtarin e shpërndarësit të detergjentit dhe
shtypni butonin “Nisja/Pezullimi” . Butoni “Nisja/Pezullimi” ndizet
dhe dera kyçet.
CIKLI I NISJES
Shtypni butonin "Nis/Pezullo" .
Pajisja do të bllokojë derën ( simboli FIKUR) dhe kazani do të nisë
të rrotullohet; dera do të zhbllokohet ( simboli ndezur) dhe do të
bllokohet sërish ( simboli FIKUR) si fazë përgatitore e çdo cikli larjeje.
Zhurma "kërcitëse" është pjesë e mekanizmit të bllokimit të derës.
Uji do të hyjë në kazan dhe do të nisë fazën e larjes pasi dera të jetë e
bllokuar.
SI TË PEZULLONI NJË PROGRAM AKTIV
Për ta pezulluar ciklin e larjes, shtypni butonin “Nisja/Pezullimi” .
Drita treguese ket, ndërsa koha e mbetur shfaqet në ekran duke
pulsuar. Për të nisur ciklin e larjes që nga pika ku është ndërprerë,
shtypeni përsëri butonin.
HAPENI DERËN NËSE ËSHTË E NEVOJSHME
Pas nisjes së programit, ndizet drita treguese e “Derës së kyçur , për
të sinjalizuar që dera nuk mund të hapet. Dera mbetet e kyçur gja
kohës që është aktiv një program larjeje. Për të hapur derën ndërkohë
që programi është aktiv, shtypni butonin “Nisja/Pezullimi” për ta
pezulluar programin. Me kusht që niveli i ujit dhe/ose temperatura të
mos jenë shumë të larta, treguesi i “Derës së kyçur ket, duke ju
mundësuar të hapni derën. Për shembull, për të shtuar ose hequr disa
rrobat. Shtypni përsëri butonin “Nisja/Pezullimi” për të vazhduar
programin.
PËRFUNDIMI I PROGRAMIT
Drita e treguesit të “Derës së kyçur” ket, ndërsa në ekran shfaqet
ala “END” (fund). Për ta kur lavatriçen pas përfundimit të programit,
shtypni butonin “NDEZJA/FIKJA . Drita ket. Nëse nuk e shtypni
butonin “NDEZJA/FIKJA , lavatriçja ket automatikisht pas rreth 10
minutash. Mbyllni ujin e rubinetit, hapni derën dhe zbrazni lavatriçen.
Lëreni derën pak hapur për të lejuar tharjen e kazanit.
OPSIONET
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me programin e caktuar, kjo
mospërputhje sinjalizohet me anë të një zileje elektrike (që bie 3 herë).
Drita përkatëse treguese do të llojë të pulsojë.
! Nëse opsioni i zgjedhur nuk përputhet me një opsion të zgjedhur më
përpara, aktiv do të mbetet vetëm opsioni i zgjedhur më së fundi.
Clean+
“Clean+” është opsion me 3 nivele të ndryshme (“intensiv”, ditor”
dhe shpejt”). Ky opsion është projektuar posaçërisht për të caktuar
veprimin e duhur të larjes, në varësi të nevojave të larjes:
Intensiv : ky opsion është projektuar për të hequr papastërtitë e
mëdha dhe shumicën e njollave kokëforta.
Ditor : ky opsion është projektuar për heqjen e njollave të
përditshme.
Shpejt : ky opsion është projektuar për heqjen e njollave të lehta.
Larje intensive
Duke zgjedhur këtë opsion, rritet ekasiteti i shpëlarjes dhe garantohet
heqje optimale e detergjentit. Është veçanërisht e dobishme për lëkurë
të ndjeshme. Shtypeni butonin një, dy ose tri herë për të kryer edhe
1 , 2 ose 3 larje të tjera, pas shpëlarjes që bëhet në kuadër
të ciklit standard, dhe për të hequr të gjitha mbetjet e detergjentit.
Shtypeni përsëri butonin për t’u kthyer te tipi i larjes normale.

Bekijk gratis de handleiding van Whirlpool FFB 7269 WV EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkWhirlpool
ModelFFB 7269 WV EE
CategorieWasmachine
TaalNederlands
Grootte19901 MB