Philips Sonicare 5500 Series HX7111 handleiding

755 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 393 van 755
393
Shqip
1
Kur vendosni një kokë të re furçe inteligjente për herë të parë, doreza e
njeh që keni një kokë furçe "Philips" nëpërmjet teknologjisë "BrushSync"
dhe fillon të gjurmojë konsumimin e kokës së furçës.
2
Me kalimin e kohës, në bazë të presionit që ushtroni dhe të kohës totale të
përdorimit të kokës së furçës, doreza gjurmon konsumin e kokës së furçës
për të përcaktuar kohën optimale për ndërrimin e kokës së furçës. Ky
funksion garanton pastrim dhe kujdes optimal për dhëmbët tuaj.
3
Kur treguesi i rikujtesës për ndërrimin e kokës së furçës ndizet në ngjyrë
portokalli, duhet të ndërroni kokën e furçës.
Shënim: Të gjitha kokat e furçës inteligjente ofrohen me funksionin e rikujtesës
për ndërrimin e kokës së furçës të aktivizuar. Për të çaktivizuar rikujtesën për
ndërrimit të kokës së furçës, shihni "Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve".
Çiftimi i modalitetit të kokës së furçës
Kokat e furçës me teknologjinë "BrushSync" janë të pajisura me një mikroçip, i
cili komunikon me dorezën dhe e çifton atë automatikisht me modalitetin dhe
intensitetin e rekomanduar. Shumica e kokave të furçës me teknologjinë
"BrushSync" do të çiftohen automatikisht me modalitetin "Clean". Kokat e
furçës me përfitime specifike çiftohen me modalitetin përkatës (kur
disponohet); disa shembuj janë:
- "W3 Premium White" ose "W DiamondClean (NAM)" / "W OptimalClean
(ROW)": Modaliteti "White" (kur është i disponueshëm)
Shënim: Nëse zgjidhni të ndryshoni modalitetin/intensitetin nga cilësimi i
rekomanduar, koka e furçës do të kujtojë cilësimin e zgjedhur në seancat e
ardhshme të larjes.
Aktivizimi ose çaktivizimi i funksioneve
Mund të aktivizoni apo çaktivizoni funksionet e mëposhtme të furçës suaj të
dhëmbëve:
- EasyStart
- Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës
- Sinjalizimi i sensorit të presionit
Shënim: Rikujtesa për ndërrimin e kokës së furçës është në përputhje vetëm
me kokat e furçës inteligjente "Sonicare". Koka e furçës inteligjente duhet të

Bekijk gratis de handleiding van Philips Sonicare 5500 Series HX7111, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkPhilips
ModelSonicare 5500 Series HX7111
CategorieNiet gecategoriseerd
TaalNederlands
Grootte51731 MB