Philips Performer 8000 series XD8122 handleiding

58 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 36 van 58
36
Shqip
Ju përgëzojmë për blerjen tuaj dhe mirë se vini në "Philips"! Për të përfituar plotësisht nga mbështetja që ofron Philips, regjistrojeni produktin në
www.philips.com/MyVacuumCleaner.
Informacion i rëndësishëm sigurie
Lexojeni me kujdes këtë informacion të rëndësishëm përpara përdorimit të pajisjes dhe ruajeni për referencë në të ardhmen.
Rrezik
Asnjëherë mos thithni me fshesë ujë apo lëndë të tjera të lëngshme ose të djegshme apo hi të nxehtë.
Paralajmërim
- Kontrolloni nëse tensioni i treguar në pajisje korrespondon me tensionin lokal përpara se të lidheni me pajisjen.
- Nëse është dëmtuar kordoni i rrymës ose pajisja vetë është e dëmtuar, mos e përdorni pajisjen.
- Nëse kordoni i rrymës është i dëmtuar, duhet të zëvendësohet nga Philips, një qendër shërbimi e autorizuar nga Philips ose persona me
kualifikim të ngjashëm për të shmangur rreziqet.
- Mos e drejtoni zorrën, tubin apo ndonjë aksesor tjetër drejt syve apo veshëve dhe as mos e vendosni në gojë.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje
e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Kjo fshesë është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni fshesën për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir, rërë të
imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Asnjëherë mos e përdorni fshesën pa filtra. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë
jetëgjatësinë e fshesës. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e fshesës siç tregohet në manualin e përdorimit. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë
dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
- Përdorni vetëm bateritë e specifikuara.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet, lëshon erë ose ndryshon ngjyrën, ndërpriteni përdorimin e tij dhe kontaktoni me "Philips".
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e modifikoni, shponi, dëmtoni apo çmontoni
produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
- Kur administroni bateritë sigurohuni që duart tuaja, produkti dhe bateritë të jenë të thata.
- Futni bateritë me polet + dhe - në drejtimin e treguar në folenë ose mbajtësin e baterive.
- Mos kombinoni marka ose lloje të ndryshme baterish, mos kombinoni bateri të reja me të përdorura dhe mos përdorni bateri me kode të
ndryshme të datës.
- Hiqini bateritë nga produkti nëse nuk do ta përdorni për njëfarë kohe.
- Për të shmangur ndonjë qark të shkurtër të baterive pas heqjes, mos i lini kontaktet e baterive të takojnë me sende metalike (p.sh. monedha,
karfica, unaza). Mos i mbështillni bateritë me fletë alumini. Mbrojuani kontaktet me ngjitëse ose vendosini bateritë në një qese plastike përpara
se t'i hidhni.
- Mos i lini brenda produktit bateritë e shkarkuara njëpërdorimëshe.
Kujdes
- Mos i drejtoni dritat LED direkt te sytë e njerëzve ose kafshëve (Fig. 1).
- Pastrojeni grykëzën vetëm me një leckë të njomë. Kontrolloni rregullisht vrimën e thithjes në pjesën e poshtme të grykëzës. Hiqni fijet dhe qimet
nga vrima e thithjes për të siguruar funksionimin e duhur.
- Përveç baterive njëpërdorimëshe 1,5 V AA, mund të përdorni edhe bateri të rikarikueshme 1,5 V AA në grykëzën LED që funksionon me bateri.
Bateritë e rikarikueshme duhet t'i rikarikoni në një karikues të veçantë për bateri.
- Mos e përdorni kurrë pajisjen pa njërin prej filtrave. Kjo mund të dëmtojë motorin dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e pajisjes.
- Përdorni vetëm qeset njëpërdorimëshe s-bag® të Philips ose qesen e ripërdorshme të pluhurit. Përdorimi i llojeve apo markave të tjera të qeseve
të pluhurit shkakton dëmtim të fshesës.
- Për të garantuar kapjen optimale të pluhurit dhe performancën optimale të fshesës, gjithmonë zëvendësojini filtrat me filtra origjinalë Philips të
llojit të duhur (shihni kapitullin "Porositja e aksesorëve").
- Rregullojeni gjithmonë tubin në gjatësinë më të shkurtër kur fusni pjesën e ngritur të parkimit në grykëz në folenë e parkimit në pjesën e
poshtme për të ruajtur pajisjen.
- Niveli maksimal i zhurmës: Lc = 84 dB(A)
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.
Garancia dhe mbështetja
Versuni ofron një garanci dyvjeçare pas blerjes për këtë produkt. Kjo garanci nuk vlen nëse defekti ndodh për shkak përdorimi të gabuar apo
mosmirëmbajtjeje. Garancia jonë nuk prek të drejtat tuaja sipas ligjit si konsumator. Për më shumë informacion ose për të përdorur garancinë,
vizitoni faqen tonë të internetit www.philips.com/support.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 2).
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
- Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 3).
- Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.
Heqja e baterive njëpërdorimëshe
Hiqni bateritë njëpërdorimëshe nga produkti kur ato të jenë shkarkuar dhe kur hidhni produktin. Për të hequr bateritë njëpërdorimëshe, shihni
udhëzimet për vendosjen dhe/ose heqjen e baterive në manualin e përdorimit.
Merrni masat e nevojshme të sigurisë kur i hidhni bateritë.

Bekijk gratis de handleiding van Philips Performer 8000 series XD8122, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkPhilips
ModelPerformer 8000 series XD8122
CategorieStofzuiger
TaalNederlands
Grootte6938 MB