Philips OneUp 5000 series XV5113 handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 33 van 58

33
- Përdorni detergjent që nuk bën shkumë rregullisht në këtë pajisje për të shmangur rritjen bakteriale. Ruajeni pajisjen me enë të thata.
- Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë 8 vjeç e lart dhe nga persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje
e njohurish, vetëm nëse mbikëqyren apo udhëzohen për ta përdorur pajisjen në mënyrë të sigurt dhe nëse e kuptojnë rrezikun që kanoset.
Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet të bëhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
- Nëse e ruani pajisjen për më shumë se një muaj (pa përdorim apo karikim), sigurohuni që bateria të jetë karikuar të paktën 50%. Ruajtja e pajisjes
me bateri të shkarkuar mund të çojë në dëmtimin e pakthyeshëm të kësaj të fundit.
- Para se të përdorni pajisjen, sigurohuni që të pastroni dhe instaloni gjithmonë sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp XV1882 sipas
udhëzimeve në manualin e përdorimit.
- Sigurohuni që të pastroni dhe zëvendësoni rregullisht sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp XV1882 sipas udhëzimeve në manualin e
përdorimit.
- Dërgojeni pajisjen te një qendër e autorizuar shërbimi e "Philips" në rast se bateria nuk karikohet më ose nëse shkarkohet shpejt.
- Mos provoni ta karikoni pajisjen nëse është e dëmtuar.
- Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Mos e përdorni këtë pajisje për të fshirë mbeturina ndërtimi, pluhur çimentoje, hir,
rërë të imët, gëlqere dhe substanca të ngjashme. Kjo mund të shkurtojë jetëgjatësinë e pajisjes. Pastrojini gjithmonë të gjitha pjesët e pajisjes siç
tregohet në manual. Mos pastroni asnjë pjesë me ujë dhe/ose agjentë pastrues nëse nuk tregohet në mënyrë specifike në manualin e përdorimit.
- Kjo pajisje është projektuar vetëm për përdorim në shtëpi. Përdorimi industrial mund të dëmtojnë pajisjen dhe të shkurtojë jetëgjatësinë e
pajisjes.
Kujdes
- Fshini dyshemetë para përdorimit të pajisjes.
- Mos e hiqni, mos e vendosni në prizë dhe as mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
- Fikeni gjithmonë pajisjen pas përdorimit dhe përpara se ta karikoni.
- Mos i pastroni pjesët e heqshme të pajisjes në enëlarëse. Këto pjesë nuk janë të përshtatshme për t'u larë në enëlarëse.
- Ruajeni gjithmonë pajisjen në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme.
- Gjithmonë përdoreni pajisjen me sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp XV1882 lidhur në grykëzën.
- Para se të ruani pajisjen, gjithmonë hiqni sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp XV1882 dhe sigurohuni që enët të jenë të thata.
- Sfungjeri i zëvendësueshëm Philips OneUp XV1882 mund të lahet në lavatriçe. Lajeni sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp sipas
informacionit të larjes etiketën që ka të ngjitur. Lajeni sfungjerin e zëvendësueshëm Philips OneUp në lavatriçe me gjysmë ngarkesë me një
program kujdesi delikat dhe me shpejtësi të ulët centrifugimi. Mos e thani në tharëse dhe mos përdorni zbutës.
- Asnjëherë mos përdorni aksesorë ose pjesë nga prodhues të tjerë ose që "Philips" nuk i rekomandon në mënyrë të posaçme. Nëse përdorni
aksesorë ose pjesë të tilla, garancia juaj bëhet e pavlefshme.
- Nëse pajisja juaj ka një stacion karikimi të vendosur në mur, sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar me stacionin e karikimit të vendosur në mur
sipas udhëzimeve në manualin e përdorimit. Për të shmangur goditjen elektrike, bëni kujdes kur shponi vrima në mur për të vendosur stacionin e
karikimit.
- Hiqni dhe pastroni enën e ujit të pisët dhe të pastër nga pajisja pas çdo përdorimi për të shmangur erën e keqe.
- Duke qenë se kjo pajisje përdor ujë për të pastruar, dyshemeja mund të qëndrojë e lagur dhe e rrëshqitshme për pak kohë (Fig. 3).
- Pastroni enët e ujit të pastër dhe të pisët rregullisht nëse nuk e përdorni pajisjen për një kohë të gjatë.
- Për të garantuar rezultate të mira pastrimi dhe funksionimin e duhur të pajisjes, përdorni gjithmonë sfungjerë të zëvendësueshëm Philips OneUp
XV1882.
- Përdorni pastruesin e dyshemesë Philips OneUp XV1892 për performancë optimale dhe për të mbrojtur integritetin e pajisjes.
- Ky detergjent i krijuar posaçërisht testohet në mënyrë rigoroze për përputhshmëri dhe efikasiet pa probleme në pajisjet për fshirje dhe larje të
Philips.
- Përdorimi i solucioneve të tjera të pastrimit mund të komprometojë ose potencialisht të dëmtojë pjesët e brendshme të makinerisë.
- Shënim: përdorimi i solucioneve të tjera të pastrimit anulon garancinë e prodhuesit në rast të çdo defekti që vjen nga kjo gjë.
Udhëzimet e sigurisë për bateritë
- Hiqeni gjithnjë nga priza produktin sapo të karikohet plotësisht.
- Karikojeni, përdoreni dhe ruajeni produktin në temperaturë nga 5°C deri në 35°C.
- Për të shmangur mbinxehjen e baterive ose çlirimin e substancave toksike apo të rrezikshme, mos e hapni, modifikoni, shponi, dëmtoni apo
çmontoni produktin ose baterinë. Mos shkaktoni qark të shkurtër, mos i mbingarkoni dhe mos i karikoni në drejtim të kundërt bateritë.
- Mbajeni produktin dhe bateritë larg zjarrit dhe mos i ekspozoni ato në dritën e drejtpërdrejtë të diellit apo ndaj temperaturave të larta.
- Nëse produkti mbinxehet ose lëshon erë, ndryshon ngjyrë apo nëse karikimi zgjat më shumë se zakonisht, ndërpriteni përdorimin dhe karikimin
e produktit dhe na kontaktoni.
- Mos i vendosni produktet dhe bateritë e tyre në furra me mikrovalë apo në tenxhere induksioni.
- Nëse bateritë janë dëmtuar apo pikojnë, shmangni kontaktin me lëkurën ose sytë. Nëse ju ndodh diçka e tillë, shpëlahuni menjëherë me ujë dhe
kërkoni ndihmën mjekësore.
- Spina duhet të hiqet nga priza përpara pastrimit ose mirëmbajtjes së pajisjes. Gjithashtu sigurohuni që të mbyllni kapakun prej llastiku të
mbrojtjes për të mbuluar folenë hyrëse të portës USB-C.
Fushat elektromagnetike (EMF)
Kjo pajisje është në përputhje me të gjitha standardet dhe rregulloret në fuqi për ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike.
Porositja e aksesorëve
Për të blerë aksesorë ose pjesë këmbimi, vizitoni www.philips.com/parts-and-accessories ose drejtojuni shitësit tuaj të "Philips". Mund edhe të
kontaktoni qendrën e kujdesit ndaj klientit të Philips në shtetin tuaj.
Garancia dhe mbështetja
"Versuni" ofron një garanci dy vjeçare pas blerjes të këtij produkti. Garancia nuk është e vlefshme nëse një defekt shkaktohet për shkak të përdorimit
të gabuar ose mosmirëmbajtjes. Garancia jonë nuk ndikon të drejtat tuaja ligjore si konsumator, sipas ligjit. Për më shumë informacion ose për të
shfaqur garancinë, vizitoni faqen e internetit www.philips.com/support.
Riciklimi
- Ky simbol do të thotë që produktet elektrike dhe bateritë nuk duhet të hidhen me mbeturinat normale të shtëpisë (Fig. 4).
- Zbatoni rregulloret e shtetit tuaj për grumbullimin e veçuar të produkteve elektrike dhe baterive.
- Ky simbol tregon se është e nevojshme të kontrolloni dispozitat për riciklimin të bashkisë tuaj lokale (Fig. 5).
- Shikoni shpjegimet e simboleve të materialit në fletëpalosjen e veçantë të mbyllur.
Heqja e baterisë së karikueshme të integruar
Bateria e karikueshme e integruar duhet të hiqet vetëm nga një profesionist i kualifikuar kur pajisja hidhet. Përpara se të hiqni baterinë, sigurohuni që
pajisja të jetë hequr nga priza dhe që bateria të jetë plotësisht e shkarkuar. Mund ta zëvendësoni baterinë e vjetër me një modul të ri zëvendësimi të
baterisë.
Produkti Moduli i zëvendësimit të baterisë
Bekijk gratis de handleiding van Philips OneUp 5000 series XV5113, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Philips |
| Model | OneUp 5000 series XV5113 |
| Categorie | Niet gecategoriseerd |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 6409 MB |







