Midea MDRF632FID46 handleiding

120 pagina's
PDF beschikbaar

Handleiding

Je bekijkt pagina 101 van 120
01
AL
UDHËZIMET E SIGURISË
Përdorimi i synuar
Përpara ndezjes së pajisjes për herë të parë, lexoni këshillat e mëposhtme të sigurisë!
Kjo pajisje është synuar për përdorim shtëpiak ose të ngjashëm, si p.sh. zonat e kuzhinës së personelit në dyqane, zyra
dhe ambiente të tjera pune; në ferma ose nga klientët në hotele, motele dhe ambiente të tjera banimi, ambiente fjetjeje
me kuzhinë, përdorime kateringu dhe të ngjashme që nuk shërbejnë për shitje.
Nëse pajisja përdoret për qëllime komerciale ose për qëllime të tjera nga ato të ftohjes së ushqimit, ju lutemi që të
mbani parasysh që prodhuesi nuk pranon asnjë përgjegjësi për ndonjë dëmtim.
Modifikimet ose ndryshimet e njësisë nuk lejohen për arsye sigurie.
Shpjegimi i simboleve
Rrezik
Ky simbol tregon që ka rreziqe për jetën dhe shëndetin e personave, për shkak të gazit tejet të
ndezshëm.
Paralajmërim i tensionit elektrik
Ky simbol tregon që ka rrezik për jetën dhe shëndetin e personave, për shkak të tensionit.
Paralajmërim
Fjala e sinjalit tregon një rrezik me nivel mesatar, i cili nëse nuk shmanget, mund të shkaktojë vdekje
ose plagosje të rëndë.
Kujdes
Fjala e sinjalit tregon një rrezik me nivel të ulët, i cili nëse nuk shmanget, mund të shkaktojë plagosje
të lehtë ose mesatare.
Mbani parasysh
Fjala e sinjalit tregon informacion të rëndësishëm (p.sh. dëmtim të pronës), por jo rrezik.
Zbatoni udhëzimet
Ky simbol tregon që vetëm një teknik shërbimi duhet ta përdorë dhe ta mirëmbajë këtë pajisje, në
përputhje me udhëzimet e përdorimit.
Lexoni me kujdes dhe me vëmendje udhëzimet e përdorimit përpara përdorimit/vendosjes në punë
të njësisë dhe mbajini ato pranë vendit të vendosjes ose njësisë, për t’i përdorur më vonë!
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri/Material i ndezshëm
Ky simbol ju njofton për materiale të ndezshme që mund të ndizen dhe të shkaktojnë zjarr, nëse
nuk bëni kujdes.
Gazi ftohës dhe materiali prej ciklopetani i shkumës që përdoren për pajisjen janë të ndezshme. Si rrjedhojë, kur
frigoriferi shkon për skrap, ai duhet të mbahet larg burimeve të zjarrit dhe të merret nga një kompani speciale
për marrje, me kualifikimin përkatës dhe të mos asgjësohet duke u djegur, duke parandaluar kështu dëmtimin e
mjedisit ose ndonjë dëmtim tjetër.
PARALAJMËRIM
Është e nevojshme që për dyert ose kapakët me çelës, çelësat të mbahen larg fëmijëve dhe jo pranë pajisjes
frigoriferike, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i fëmijëve brenda.
Mos pengoni hapësirat e ajrimit në hapësirën e pajisjes ose në strukturën inkaso.
Mos përdorni pajisje mekanike ose mënyra të tjera për të shpejtuar procesin e shkrirjes, të ndryshme nga ato që
rekomandohen nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
2024安全说明-EU 19国 V6 2024.10.indb 1 2024/10/12 16:45:39

Bekijk gratis de handleiding van Midea MDRF632FID46, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.

Productinformatie

MerkMidea
ModelMDRF632FID46
CategorieKoelkast
TaalNederlands
Grootte13473 MB