Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 25 van 80

SQ / 25
6.4 Zgjedhja e programit
1. Përcaktoni programin e përshtatshëm
për llojin, sasinë dhe nivelin e ndotjes së
rrobave në përputhje me “Tabelën e
programeve dhe të konsumit”.
Programet janë të kufizuara me
shpejtësinë më të madhe të
centrifugimit të përshtatshme për
ato lloj të veçantë pëlhure.
Kur zgjidhni një program, merrni
gjithmonë parasysh llojin e
pëlhurës, ngjyrën, nivelin e ndotjes
dhe temperaturën e lejuar të ujit.
2. Zgjidhni programin e dëshiruar me
çelësin e zgjedhjes së programit.
6.5 Programet
• Eco 40-60
Në programin ekonomik Eco 40-60, mund
të lani rrobat e pambukta me nivel normal
të papastërtisë që janë specifikuar për t'u
larë së bashku në 40°C ose 60°C. Ky
program është programi standard i testimit
sipas rregulloreve të BE-së për dizajnin
miqësor ndaj mjedisit dhe etiketimin e
energjisë.
Megjithëse ky program zgjat më shumë se
programet e tjera të larjes, ai është më
efikas për sa i përket konsumit të energjisë
dhe ujit. Temperatura e tanishme e ujit
mund të jetë e ndryshme nga temperatura e
treguar e larjes. Kur e ngarkoni pajisjen me
më pak rroba (p.sh. ½ e kapacitetit ose më
pak), periudhat në fazat e programit mund
të bëhen automatikisht më të shkurtra. Në
këtë mënyrë, konsumi i energjisë dhe ujit do
të ishte shumë më i vogël.
• Full Load 59'
Përdorni këtë program për të larë rrobat e
pambukta pak të ndotura në një kohë të
shkurtër.
• Mixed 59'
Përdorni këtë program për të larë rrobat e
pambukta dhe sintetike pak të ndotura në
një kohë të shkurtër pa i klasifikuar ato.
• Synthetics 59'
Përdorni këtë program për të larë rrobat
pak të ndotura me materiale sintetike në
më pak se një orë.
• Cotton 28'
Përdorni këtë program për të larë rrobat e
pambukta pak të ndotura ose pa njolla në
një kohë të shkurtër.
• Express 14'
Përdorni këtë program për të larë rrobat e
pambukta pak të ndotura ose pa njolla në
një kohë të shkurtër. Duhet të lahen
maksimumi 2 (dy) kg rroba.
• Cotton
Mund të lani rrobat tuaja rezistente prej
pambuku (çarçafë, shtresa krevati,
peshqirë, rrobdishanë, të brendshme, etj.)
në këtë program. Kur shtypet butoni i
funksionit të larjes së shpejtë, kohëzgjatja e
programit shkurtohet goxha, por
performanca efektive e larjes arrihet me
lëvizje intensive të larjes. Nëse nuk
përzgjidhet funksioni i larjes së shpejtë,
është e garantuar një performancë efektive
në larje dhe shpëlarje për rrobat tuaja
shumë të ndotura.
• Wool & Delicates
Përdoreni për të larë rrobat e leshta/
delikate. Zgjidhni temperaturën e duhur
duke iu përmbajtur etiketave të rrobave
tuaja. Rrobat tuaja do të lahen me një
veprim larës shumë delikat në mënyrë që të
mos dëmtohen.
• Cotton with Prewash
Zgjidheni këtë program vetëm për rroba
pambuku shumë të ndotura. Vendosni
detergjentin në ndarësen e paralarjes.
• Spin+Drain
Mund ta përdorni këtë program për të hequr
ujin në veshje/brenda pajisjes.
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Indesit |
Model | IM 1064B MY TIME EE |
Categorie | Wasmachine |
Taal | Nederlands |
Grootte | 7596 MB |