Indesit IM 1064B MY TIME EE handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 13 van 80

SQ / 13
4 Instalimi
Ju lutemi lexoni më parë pjesën
“Udhëzime për sigurinë”!
Lavatriçja juaj zbulon automatikisht
sasinë e rrobave të vendosur në atë
kur zgjidhni një program.
Gjatë instalimit të produktit, para
përdorimit për herë të parë, duhet të
kryhet kalibrimi për të siguruar që
sasia e rrobave të zbulohet në
mënyrën më të saktë.
Për ta bërë këtë, zgjidhni programin
Drum Cleaning* (Pastrimi i kazanit)
dhe anuloni funksionin e
centrifugës. Niseni programin pa
rroba. Prisni që të përfundojë
programi, gjë që do të zgjasë rreth
15 minuta.
* Emri i programit mund të
ndryshojë në varësi të modelit. Për
zgjedhjen e programit të
përshtatshëm, rishikoni seksionin e
përshkrimeve të programit.
• Përgatitja e vendit dhe instalimeve
elektrike, të furnizimit me ujë dhe largimit
të ujit të përdorur në vendin e instalimit,
është nën përgjegjësinë e blerësit.
• Sigurohuni që tubat e ngakimit dhe
shkarkimit të ujit dhe gjithashtu kordoni
elektrik nuk janë të palosur, të shtypur
ose të thërrmuar gjatë shtyrjes së
produktit në vendin e tij pas procedurave
të instalimit apo pastrimit.
• Përpara instalimit, kontrolloni me sy nëse
produkti ka ndonjë defekt të dukshëm.
Mos e instaloni produktin nëse është i
dëmtuar. Produktet e dëmtuara
shkaktojnë rreziqe për sigurinë tuaj.
4.1 Vendi i përshtatshëm i instalimit
• Vendoseni produktin mbi një dysheme të
fortë dhe të niveluar. Mos e vendosni mbi
qilim të trashë ose sipërfaqe të
ngjashme. Vendosja në një dysheme të
papërshtatshme do të shkaktojë
probleme me zhurmën dhe dridhjet.
• Pesha totale e makinës larëse dhe e
tharëses - me ngarkesë të plotë - kur janë
të vendosura mbi njëra-tjetrën arrin
afërsisht në 180 kilogramë. Vendoseni
produktin në një sipërfaqe të sheshtë dhe
të fortë që ka kapacitet mbajtës të
mjaftueshëm.
• Mos e vendosni produktin mbi kordonin
elektrik.
• Mos e instaloni produktin në vende ku
temperatura mund të bjerë nën 5 ºC.
Produkti mund të dëmtohet nga ngrirja.
• Lini një hapësirë minimale prej 1 cm
midis produktit dhe mobilies.
• Nëse do ta instaloni produktin në një
sipërfaqe me shkallë, kurrë mos e
vendosni buzë shkallëve.
• Mos e vendosni produktin mbi ndonjë
platformë.
• Mos vendosni burime nxehtësie si sobë,
hekura, furra, ngrohës etj. në pajisje dhe
mos i përdorni ato në produkt.
4.2 Montimi i kapakëve të panelit të
poshtëm
Në disa modele, pjesët bazë të
produkteve janë plotësisht të
mbyllura. Këto produkte nuk kanë
priza dhe mbulesa.
• Për të rritur komoditetin në lidhje me
tingujt e produktit, vendosni kapakun A
pasi të keni hequr shkumën e paketimit.
Kapaku A
SQ
NL
Bekijk gratis de handleiding van Indesit IM 1064B MY TIME EE, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Indesit |
Model | IM 1064B MY TIME EE |
Categorie | Wasmachine |
Taal | Nederlands |
Grootte | 7596 MB |