Hisense Hi Move VI handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 67 van 92

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në njësinë kryesore të paketimit. //
Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. // Pajisja është e paraparë për fshirje të thatë në
mjedis shtëpiak.
PJESËT
1
Kutia me motorin, baterinë dhe kutinë e pluhurit
2
Tubi thithës
3
Furça e dyshemesë me motor
4
Gryka 2 në 1
5
Gryka e gjatë dhe e ngushtë
6
Mbështetësja e murit
7
Përshtatësi
MONTIMI
Futni baterinë në kutinë e motorit. //Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme me furçën e
dyshemesë. Montimi është i suksesshëm kur pajisja të fiksohet fort deri te hullitë (do të dëgjoni një klikim të lehtë, pavarësisht se
cilin cilësim po përdorni).
Në kuti ka një stacion karikimi, në të cilin mund t'i instaloni dy grykat më të vogla. Për montimin, ndiqni udhëzimet me figura të
bashkangjitura. //Mbani stacionin e karikimit të paktën 1 m larg nga çdo trup ngrohës. // Për shkak të formës së saj, pajisja nuk
qëndron vetë në këmbë.
PËRDORIMI
Furçat dhe grykat përshtaten si me tubin, ashtu edhe me njësinë e motorit. // Duke shtypur butonin në furça dhe gryka, mund të
kaloni lirshëm midis tyre, pasi janë të parapara për përdorime të ndryshme. Ato janë të vendosura siç duhet kur të dëgjoni një klikim
të shkurtër.
–
Furça e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha sipërfaqet e dyshemesë (fshirje e sipërfaqeve të thata të dyshemesë).
Mos u përpiqni t'i fshini qilimat me shumë fibra, pasi ato mund të ngatërrohen në furçat e tipit rul dhe të dëmtojnë fshesën
me korrent.
–
Gryka e ngushtë është e paraparë për të fshirë pjesët e ngushta dhe më të vështira për t'u arritur (qoshet, divanet, rrjetat e
merimangave, hapësirën prapa radiatorëve...).
–
Gryka me qime (për korniza, sirtarë...). Nxirrni grykën me qime nga bashkëngjitja dhe rrotullojeni.
KARIKIMI
Karikoni fshesën me korrent të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe ngrohjeje. // Pajisja nuk mund të ndizet gjatë karikimit.
Përshtatësi me kabllon e karikimit të fshesës me korrent është i përfshirë në dërgesë. // Duke shtypur butonin në baterinë e
fshesës me korrent, mund ta hiqni në mënyrë të sigurt baterinë, e cila gjithashtu mund të karikohet veçmas nga fshesa me korrent.
// Gjatë karikimit, përqindja e baterisë do të shfaqet në njësinë e ekranit.
PËRDORIMI
Ekrani shfaq funksione të ndryshme:
-
Pajisja ka një ekran digjital për mbushjen e baterisë. Ai shfaq në mënyrë digjitale karikimin e baterisë gjatë përdorimit ose
karikimit.
-
Simboli me vizë të hequr i rulit ndizet nëse një objekt i huaj ngec në furçë. Kur ky simbol të ndizet, hiqni objektin e huaj.
-
Kur të zgjidhni shpejtësinë, ekrani do t'ju tregojë se sa kohë ju ka mbetur për të fshirë para se të mbarojë bateria. // Ju mund
të zgjidhni midis dy shpejtësive të ndryshme: MAX (deri në 10 min), AUTO (deri në 50 min).
-
Butoni on/off (i ndezjes/fikjes).
HEDHJA E PAJISJES
Nëse dëshironi ta zëvendësoni pajisjen ose nuk keni më nevojë për të, duhet të mendoni edhe për mbrojtjen e mjedisit.
Bateria duhet të hiqet para se ta hidhni fshesën me korrent. // Për të hequr në mënyrë të sigurt baterinë, sigurohuni që bateria të jetë
shkarkuar plotësisht. Nëse pajisja nuk ka një bateri të lëvizshme, ndiqni udhëzimet e dhëna në fletëplasosjen me figura.
KUTIA E PLUHURIT DHE FILTRAT
1
Kutia e pluhurit dhe filtrat
Hiqni tubin nga njësia e motorit. // Për të pastruar kutinë e pluhurit, shtypni butonin anash kutisë. // Pjesa e poshtme e kutisë së
pluhurit do të hapet. Kjo lejon që pluhuri të hiqet nga kutia. // Kur të hiqni kutinë nga njësia e motorit, kini kujdes që të mos ju bjerë
nga dora dhe ta dëmtoni atë. // Shtypni në anën e përparme të kutisë. //Anoni dhe ngrini kutinë e pluhurit siç tregohet në figurë.
//Hiqni filtrin dhe skajin e filtrit nga kutia dhe zbrazini ato. // Kutia, xhunta dhe filtri mund të fshihen, tunden ose shpëlahen me ujë të
vakët. Kini kujdes, pasi trajtimi jo i duhur mund të dëmtojë pjesë të fshesës me korrent. // Sigurohuni që të gjitha pjesët të jenë
plotësisht të thata para se të rimontoni kutinë në pajisje. //Për të montuar pjesët e brendshme të kutisë, rimontoni siç duhet fshesën
me korrent. // Mos fshini asnjëherë pa futur filtrin e pluhurit.
2
Zëvendësimi i filtrit
Nëse vëreni se filtri është i dëmtuar, zëvendësojeni menjëherë. Nëse përdoret rregullisht, ju rekomandojmë që të zëvendësoni filtrin
çdo 6 muaj për të siguruar jetëgjatësinë më të madhe të fshesës me korrent.
FURÇA E DYSHEMESË
Shtypni butonin anash furçës për të liruar kunjin e furçës, hiqni furçën nga kutia dhe fshini pjesën e poshtme të kutisë me një leckë.
Pastroni tubin thithës të furçës. Shkundni rulin në furçë dhe prisni me kujdes me gërshërë mbeturinat dhe qimet e flokëve të
grumbulluara në furçë. Mos i tërhiqni qimet e flokëve ose mbeturinat, që të mos dëmtoni qimet e fshesës me korrent. Kur të
zëvendësoni rulin, tërhiqni pjesën plastike që është e ngjitur në rul dhe montoni një rul të ri. // Montoni rulin përsëri në furçë. //Ruli
është pozicionuar siç duhet kur të dëgjohet një klikim i lehtë dhe kunji anësor të jetë lidhur mirë me kutinë e furçës.
Bekijk gratis de handleiding van Hisense Hi Move VI, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Hisense |
| Model | Hi Move VI |
| Categorie | Stofzuiger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 10198 MB |





