Hisense Hi Move V handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 86 van 120

Për të lehtësuar transportin, disa pjesë të pajisjes paketohen veçmas dhe vendosem në mënyrë të sigurt në njësinë
kryesore të paketimit. // Para përdorimit të parë, lexoni dhe ndiqni udhëzimet për montimin dhe përdorimin e sigurt. //
Pajisja është e paraparë për fshirje të thatë në mjedis shtëpiak.
PJESËT
1
Kutia me motorin, baterinë dhe kutinë e pluhurit
2
Tubi thithës
3
Furça e dyshemesë me motor
4
Gryka me motor për fshirje të sipërfaqeve tekstile
5
Gryka 2 në 1
6
Gryka e gjatë dhe e ngushtë
7
Mbështetësja e murit me përshtatës
MONTIMI
Futni baterinë në kutinë e motorit. //Lidhni pjesën e sipërme të tubit me njësinë e motorit dhe pjesën e poshtme
me furçën e dyshemesë. Montimi është i saktë kur pajisja është e fiksuar fort deri te hullitë (do të dëgjoni një
klikim të lehtë në të gjitha cilësimet).
Në kuti ka një stacion karikimi, në të cilin mund t'i instaloni dy grykat më të vogla. Ndiqni udhëzimet e montimit
të paraqitura në figurë. //Mbani stacionin e karikimit të paktën 1 m larg nga çdo trup ngrohës. // Për shkak të
formës së saj, pajisja nuk qëndron vetë në këmbë.
PËRDORIMI
Furçat dhe grykat përshtaten si me tubin, ashtu edhe me njësinë e motorit. // Duke shtypur butonin në furça
dhe gryka, mund të kaloni lirshëm midis tyre, pasi janë të parapara për përdorime të ndryshme:
-
Furça e dyshemesë përdoret për të fshirë të gjitha sipërfaqet e dyshemesë (fshirje e sipërfaqeve të
thata të dyshemesë). Mos u përpiqni t'i fshini qilimat me shumë fibra, pasi ato mund të ngatërrohen në
furçat e tipit rul dhe të dëmtojnë fshesën me korrent.
-
Gryka e sipërfaqeve tekstile është e dobishme kur fshini qime të kafshëve shtëpiake, divane, shtretër
etj.
-
Gryka e ngushtë është e paraparë për të fshirë pjesët e ngushta dhe të vështira për t'u arritur (qoshet,
divanet, rrjetat e merimangave, hapësirën prapa radiatorëve...).
-
Gryka me qime (për korniza, sirtarë...).
KARIKIMI
Karikoni fshesën me korrent të paktën 1 m larg nga çdo sipërfaqe ngrohjeje. // Pajisja nuk mund të ndizet
gjatë karikimit.
Përshtatësi me kabllon e karikimit të fshesës me korrent është montuar tashmë në stacionin e karikimit.
Nëse nuk dëshironi ta karikoni fshesën me korrent në stacionin e karikimit pavarësisht paralajmërimeve,
ndiqni udhëzimet për heqjen e sigurt të përshtatësit me kabllon (figura). // Duke shtypur butonin në baterinë
e fshesës me korrent, mund ta hiqni në mënyrë të sigurt baterinë, e cila gjithashtu mund të karikohet
veçmas nga fshesa me korrent. // Gjatë karikimit, përqindja e baterisë do të shfaqet në njësinë e ekranit.
PËRDORIMI
1
Butoni on/off (i ndezjes/fikjes).
2
Çelësi i kontrollit të shpejtësisë për të rregulluar fuqinë e thithjes // fshesa me korrent ka tre
shpejtësi thithjeje.
3
Ekrani digjital shfaq disa funksione të ndryshme të përdorimit:
AUTO
Fshesa me korrent ka një furçë dyshemeje me një sensor që zbulon se çfarë lloj dyshemeje jeni
duke fshirë. Ai rregullon shpejtësinë dhe fuqinë e fshirjes në përputhje me këtë. Kjo e mban
jetëgjatësinë e baterisë të padëmtuar.
Min-max
Kur të zgjidhni shpejtësinë, ekrani do t'ju tregojë se sa kohë ju ka mbetur për të fshirë para se
të mbarojë bateria // Ju mund të zgjidhni midis tre shpejtësive të ndryshme (max (deri në 10
min), med (deri në 36 min), min (deri në 108 min))
Ruli i
bllokuar
Simboli që ndizet nëse një objekt i huaj ngec në furçë. Kur ky simbol të ndizet, hiqni objektin e
huaj.
Qarkulli
mi i ajrit i
bllokuar
Ky simbol shfaqet kur fshesa me korrent zbulon një bllokim të hyrjes së ajrit. Fikni fshesën me
korrent dhe kontrolloni nëse ka ndonjë objekt të huaj në fshesën me korrent. // Zbrazni kutinë,
kontrolloni nëse filtri është i bllokuar. // Zëvendësimi i rregullt i filtrit ruan baterinë dhe zgjat jetën
e fshesës me korrent.
Kodi i
gabimit
Kontrolloni listën e kodeve të gabimit. Për çdo kod gabimi, ai gjithashtu ju tregon zgjidhjen e
problemit.
86
Bekijk gratis de handleiding van Hisense Hi Move V, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Hisense |
| Model | Hi Move V |
| Categorie | Stofzuiger |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 13309 MB |





