Gorenje T800DB handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 38 van 39

38
akoma e nxehtë, pasi kjo mund të
shkaktojë dëme ose zjarr.
Për të shmangur rrezikun e zjarrit,
hiqni shpesh thërrimet nga tabakaja e
thërrimeve. Sigurohuni që tabakaja e
thërrimeve është vendosur siç duhet.
Hiqni menjëherë pajisjen e tostit nga
priza nëse vërehet zjarr ose tym.
Mbani kordonin e rrymës larg
sipërfaqeve të nxehta.
Nëse kablli i rrymës elektrike është
dëmtuar, ai gjithmonë duhet të
zëvendësohet nga Gorenje, një
qendër shërbimi e autorizuar nga
Gorenje ose persona të kualifikuar në
mënyrë të ngjashme, në mënyrë që të
shmangni ndonjë rrezik.
Kjo pajisje synohet vetëm për të
thekur bukë. Mos vendosni përbërës
të tjerë në pajisje, pasi kjo mund të
çojë në një situatë të rrezikshme.
Kujdes
Mos lejoni që kablli i rrymës të varet
në skajet e tryezës ose tavolinës së
punës mbi të cilën qëndron pajisja.
Shmangni prekjen e pjesëve metalike
të pajisjes së tostit, pasi ato nxehen
shumë gjatë pjekjes me tost. Prekni
vetëm butonat.
Mos e vendosni tostin në një sipërfaqe
të nxehtë.
Lidhni pajisjen vetëm me një prizë
muri të tokëzuar.
Gjithmonë hiqeni nga priza pajisjen
pas përdorimit.
Pajisja e tostit synohet vetëm për
përdorim shtëpiak dhe mund të
përdoret vetëm në ambiente të
mbyllura. Nuk synohet për përdorim
komercial ose industrial.
Nëse një fetë bukë bllokohet brenda
pajisjes së tostit, hiqeni pajisjen nga
priza dhe lëreni të ftohet përpara se të
përpiqeni të hiqni bukën. Mos përdorni
një thikë ose një mjet të mprehtë, pasi
ato mund të shkaktojnë dëmtime të
elementeve të ngrohjes.
Rafti i ngrohjes synohet vetëm për
ngrohjen e roleve ose brioshëve. Mos
vendosni përbërës të tjerë në raftin e
ngrohjes, pasi kjo mund të çojë në një
situatë të rrezikshme.
Kjo pajisje është etiketuar në përputhje me
Direktivën Evropiane 2012/19/EC për
mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike
(WEEE).
Ky udhëzues është korniza e një
vlefshmërie mbarë-evropiane për kthimin
dhe riciklimin e mbetjeve të Pajisjeve
Elektrike dhe Elektronike.
Përpara përdorimit të parë
Hiqni të gjjithë ngjitësit dhe fshini trupin e
pajisjes së tostit me një leckë të lagësht.
Përpara se të përdorni pajisjen për herë të
parë, ju këshillojmë që të realizoni disa cikle
thekjeje pa feta buke në modalitetin më të lartë
të thekjes në një dhomë të ajrosur siç duhet.
Kjo djeg çdo pluhur që mund të jetë akumuluar
në elementët e nxehjes dhe parandalon aromat
gjatë thekjes.
Përdorimi i pajisjes
1. Vendosni pajisjen në një sipërfaqe të
qëndrueshme dhe të rrafshët, larg perdeve
dhe materialeve të tjera të djegshme. Vini
spinën në folenë e prizës në mur.
2. Për të përshtatur gjatësinë e kabllit,
rrotulloni pjesë të tij në kllapat në bazën e
pajisjes.
Thekja e bukës
Asnjëherë mos e lini pajisjen e tostit të
funksionojë pa mbikëqyrje.
1. Vendosni një ose dy feta buke në pajisjen e
tostit.
2. Përzgjidhni modalitetin e dëshiruar të
thekjes. Përzgjidhni një modalitet të ulët (1-
2) për bukë të thekur lehtë dhe një
modalitet të lartë (5-7) për bukë të thekur
fort.
3. Shtyni levën e thekjes për të ndezur
pajisjen. Leva e thekjes qëndron poshtë kur
pajisja është e lidhur me rrjetin e energjisë.
Butoni CANCEL ndizet. Pjesët metalike të
Bekijk gratis de handleiding van Gorenje T800DB, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Gorenje |
| Model | T800DB |
| Categorie | Niet gecategoriseerd |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 5471 MB |







