Electrolux KOBAS3XH handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 26 van 156

14.2 Informacion i produktit për konsumin e energjisë dhe kohën
maksimale për të arritur regjimin e fuqisë së ulët
Konsumi i energjisë në gatishmëri 0.8 W
Konsumi i energjisë në gatishmëri në rrjet 2.0 W
Koha maksimale e nevojshme që pajisja të arrijë automatikisht regjimin e zbatueshëm të fuqisë së
ulët
20 min
Referojuni kapitullit "Përpara përdorimit të
parë", për udhëzime se si të aktivizoni dhe
çaktivizoni lidhjen e rrjetit me valë.
14.3 Këshilla për kursimin e
energjisë
Këshillat në vijim më poshtë do t'ju ndihmojnë
të kurseni energji kur përdorni pajisjen tuaj.
Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur
mirë kur pajisja është në punë. Mos e hapni
derën e pajisjes shumë shpesh gjatë gatimit.
Mbajeni guarnicionin e derës të pastër dhe
sigurohuni që të jetë i fiksuar mirë në vend.
Përdorni enë gatimi metalike dhe të errëta,
kënaçe joreflektuese dhe vazo për të
përmirësuar kursimin e energjisë.
Mos e ngrohni pajisjen përpara gatimit,
përveç nëse rekomandohet në mënyrë
specifike.
Mbajini periudhat e pushimit mes gatimeve sa
më të shkurtra që të jetë e mundur kur
përgatisni pak gatime njëkohësisht.
Gatimi me ventilator
Kur është e mundur, përdorni funksionet e
gatimit me ventilator për të kursyer energji.
Nxehtësia e mbetur
Kur gatimi zgjat më shumë se 30 minuta,
reduktoni temperaturën e pajisjes minimalisht
3 - 10 minuta përpara përfundimit të gatimit.
Nxehtësia e mbetur brenda pajisjes do të
vazhdojë të gatuajë.
Përdoreni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur
ushqimin të ngrohtë ose për të ngrohur
gatimet e tjera.
Kur fikni pajisjen, ekrani tregon nxehtësinë e
mbetur ose temperaturën.
Nëse aktivizohet një program me Kohëmatësi
dhe koha e gatimit është më e gjatë se 30
minuta, elementet nxehëse çaktivizohen
automatikisht më shpejt në disa funksione të
pajisjes.
Për ta mbajtur ushqimin të ngrohtë
Zgjidhni cilësimin më të ulët të mundshëm të
temperaturës për ta përdorur nxehtësinë e
mbetur dhe për ta mbajtur ushqimin të
ngrohtë. Në ekran shfaqet treguesi ose
temperatura e nxehtësisë së mbetur.
Gatimi me llambë të fikur
Fikeni llambën gjatë gatimit. Ndizeni vetëm
kur t'ju nevojitet.
Ventilatori i ruajtjes së ngrohtësisë
Funksion i projektuar për të kursyer energjinë
gjatë gatimit.
Kur përdorni këtë funksion llamba fiket
automatikisht pas 30 sekondash. Mund ta
ndizni llambën sërish, por ky veprim do të
reduktojë kursimin e pritshëm të energjisë.
Regjimi i gatishmërisë
Pas 2 minutash ekrani kalon në gjendjen e
gatishmërisë.
15. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN
Ricikloni materialet me simbolin .
Vendoseni ambalazhin te kontejnerët e
riciklimit nëse ka. Ndihmoni në mbrojtjen e
mjedisit dhe shëndetit të njerëzve dhe në
riciklimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe
elektronike. Mos hidhni pajisjet e shënuara
me simbolin e mbeturinave shtëpiake.
Ktheni produktin në pikën lokale të riciklimit
ose kontaktoni me zyrën komunale.
26 SHQIP
Bekijk gratis de handleiding van Electrolux KOBAS3XH, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Electrolux |
Model | KOBAS3XH |
Categorie | Oven |
Taal | Nederlands |
Grootte | 15182 MB |