Electrolux EIV83443CT handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 17 van 584

7.2 Zhurma gjatë përdorimit
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka keqfunksionim. Zhurmat e enëve të
gatimit mund të ndryshojnë në varësi të
materialit të enës së gatimit dhe nivelit të
energjisë.
Zhurma lidhur me enët e gatimit:
• zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukturë
sandviç).
• tingull fishkëllime: përdorni një zonë gatimi
me nivel të lartë energjie dhe ena është e
përbërë nga materiale të ndryshme (një
strukturë sandviç).
• gumëzhitje: po përdorni nivel të lartë fuqie.
Zhurma lidhur me pianurën:
• klikim: ndodh shkëmbim elektrik.
• fërshëllima, zukatje: ventilatori është në
punë.
• tingull ritmik: zbulohet ena e gatimit.
7.3 Öko Timer (Kohëmatësi Eco)
Për të kursyer energji, nxehësi i zonës së
gatimit çaktivizohet përpara tingëllimit të
kohëmatësit të numërimit mbrapsht.
Ndryshimi në kohën e funksionimit varet nga
niveli i cilësimit të nxehtësisë dhe kohëzgjatja
e funksionimit të gatimit.
7.4 Udhëzues gatimi i thjeshtuar
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë së një
zone dhe konsumit të energjisë së zonës së
gatimit nuk është lineare. Kur ju rritni
cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk është në
proporcion me rritjen e konsumit të energjisë.
Kjo do të thotë se një zonë gatimi me cilësim
mesatar nxehtësie përdor më pak se gjysmën
e fuqisë së saj.
Të dhënat në tabelë janë vetëm
orientuese.
Cilësimet e
nxehtësisë
Përdorni që të: Koha
(minuta)
Ndihmë
- 1
Mbajeni ushqimin e gatuar të ngrohtë. sipas
nevojës
Vendosni kapakun mbi enën e gatimit.
1 - 3 Salcë Hollandaise; shkrirje: gjalpë,
çokollatë, xhelatinë.
5 - 25 Përziejeni herë pas here.
2 - 3 Mpiksje: omëleta të shkrifëta, vezë të
pjekura.
10 - 40 Gatuani me kapakun të vendosur.
3 - 5 Zieni oriz dhe gatime me bazë
qumështi dhe nxehni ushqimet e
gatshme.
25 - 50 Shtoni të paktën dy herë lëng sa orizi,
trazojini gatimet me qumësht ne mes
të kohës së gatimit.
5 - 7 Zieni zarzavatet, peshkun, mishin. 20 - 45 Shtoni disa lugë ujë. Kontrolloni
sasinë e ujit gjatë procesit.
7 - 9 Zieni patate dhe zarzavate të tjera. 20 - 60 Mbuloni fundin e tenxheres me 1-2 cm
ujë. Kontrolloni nivelin e ujit gjatë
procesit. Mbajeni kapakun në
tenxhere.
7 - 9 Gatuani sasi më të mëdha ushqimesh,
gjellërash dhe supash.
60 - 150 Deri në 3 l lëng plus përbërësit.
9 - 12 Skuqje e lehtë: eskallop, copa mishi
me djathë e proshutë, kotëleta, qofte,
salsiçe, mëlçi, brumë salcash, vezë,
petulla, petulla të ëmbla.
sipas
nevojës
Kthejeni kur është e nevojshme.
SHQIP 17
Bekijk gratis de handleiding van Electrolux EIV83443CT, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Electrolux |
Model | EIV83443CT |
Categorie | Fornuis |
Taal | Nederlands |
Grootte | 51981 MB |