Chipolino Glory handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 27 van 44

27
AL
PËR TË SIGURUAR PËRDORIMIN E SIGURTË TË KËTIJ
PRODUKTI, NDIQNI PARALAJMËRIMET, UDHËZIMET
DHE REKOMANDIMET NË KËTË MANUAL!
AL UDHËZIME PËR PËRDORIM
E RËNDËSISHME! RUAJENI PËR
REFERENCË NË TË ARDHMEN: LEXONI ME KUJDES!
PARALAJMËRIME!
KUJDES! KURRË MOS E LINI FËMIJËN TUAJ PA MBIKËQYRJE!
KUJDES! JINI TË VETËDIJSHËM PËR RREZIKUN NGA ZJARRI I HAPUR DHE BURIMET E
TJERA TË NXEHTËSISË SË FORTË, SIÇ JANË NGROHËSET ELEKTRIKE, SOBAT ME GAZ
DHE TË TJERA, NË AFËRSI TË KREVATIT!
KUJDES! MOS E PËRDORNI PRODUKTIN NËSE KA NDONJË PJESË TË DËMTUAR, THYER
APO TË MUNGUAR! PËRDORNI VETËM PJESËT ZËVENDËSUESE TË APROVUARA NGA
PRODHUESI! PRODHUESI NUK MERR ASNJË PËRGJEGJËSI PËR SIGURINË NËSE
PËRDOREN PJESË REZERVË QË NUK JANË ORIGJINALE OSE TË REKOMANDUARA NGA
PRODHUESI.
KUJDES! MOS VENDOSNI OBJEKTE BRENDA APO PRANË KREVATIT QË MUND TË
PËRDOREN SI MBËSHTETËS NGA FËMIJA OSE QË PËRBËJNË RREZIK MBYTJEJE PËR
FËMIJËN, SI PËRSHPËMBULL LITARËT, KORDONËT E PERDEVE, ETJ.
KUJDES! MOS PËRDORNI MË SHUMË SE NJË DYSHEK NË KREVAT!
KUJDES! PËRDORNI NJË DYSHEK ME TRASHËSI MAKSIMALE PREJ 60 MM!
Nëse e lini fëmijën në krevat pa mbikëqyrje, sigurohuni që ana e lëvizshme të jetë e kyçur në
pozicionin e sipërm.
Kujdes! Trashësia e dyshekut duhet të jetë e tillë që lartësia e brendshme (nga sipërfaqja
e sipërme e dyshekut deri në skajet e sipërme të anëve dhe shtratit) të jetë të paktën 500 mm në
pozicionin më të ulët të bazës së krevatit dhe të paktën 200 mm në pozicionin më të lartë të bazës
së krevatit (me anën e lëvizshme të kyçur në pozicionin e sipërm).
Kujdes! Gjatësia dhe gjerësia minimale e dyshekut të përdorur në krevat duhet të jenë të tilla që
hapësira e brendshme midis dyshekut dhe anëve ose midis shtratit të kokës të mos kalojë 30 mm!
MOS e përdorni krevatin për më shumë se një fëmijë në të njëjtën kohë!
MOS e përdorni krevatin për një fëmijë që mund të ngjitet ose të varet mbi të, pasi mund të
përmbyset, të bjerë dhe të dëmtohet!
Gjithmonë kontrolloni që mekanizmat e kyçjes të jenë të angazhuar plotësisht para përdorimit.
Vetëm atëherë krevati është gati për përdorim.
Përdorni nivelin e dytë të krevatit vetëm për fëmijët që NUK mund të ulen vetë, të rrotullohen ose
të shtyhen me duart dhe gjunjët e tyre! Përdorni nivelin më të ulët të krevatit sapo fëmija juaj të jetë
në gjendje të ulet vetë!
Të gjitha pjesët lidhëse duhet të jenë gjithmonë të shtrënguara. Këto pajisje duhet të kontrollohen
rregullisht dhe të shtrëngohen sipas nevojës.
Përdorni krevatin për një fëmijë që peshon jo më shumë se 15 kg.
Vetëm një i rritur duhet të montojë, hapë dhe palosë produktin!
Vendoseni krevatin vetëm në një sipërfaqe të sheshtë dhe të qëndrueshme!
Gjithmonë përdorni mekanizmin e parkimit në rrotat e krevatit! Përdorni rrotat vetëm për të lëvizur
krevatin!
Mbajini fëmijët nën 3 vjeç larg produktit derisa të jetë plotësisht i montuar për të shmangur aksesin
në pjesët e vogla dhe të çmontuara!
Mbajeni ambalazhin plastik larg fëmijëve për të shmangur rrezikun e mbytjes!
Bekijk gratis de handleiding van Chipolino Glory, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
Merk | Chipolino |
Model | Glory |
Categorie | Niet gecategoriseerd |
Taal | Nederlands |
Grootte | 5918 MB |