Bosch GGC 18V-12 Professional handleiding
Handleiding
Je bekijkt pagina 188 van 267

188 | Shqip
Përdorimi dhe kujdesi i veglës me bateri
u Karikoni bateritë vetëm me karikues të rekomanduar
nga prodhuesi. Një karikues i projektuar për një lloj
baterie paraqet rrezik zjarri kur përdoret me bateri të
tjera.
u Përdorni vetëm bateritë e dhëna me veglat elektrike.
Përdorimi i baterive të tjera mund të çojë në lëndime dhe
rrezik zjarri.
u Mbajeni baterinë e papërdorur larg kapëseve,
monedhave, çelësave, gozhdëve, vidave ose
objekteve të tjera të vogla metalike, të cilat mund të
shkaktojnë urë të kontakteve. Një qark i shkurtër
ndërmjet terminaleve të baterisë mund të shkaktojë
djegie ose zjarr.
u Nëse përdoret gabimisht, lëngu mund të rrjedhë nga
bateria. Shmangni kontaktin me të. Në rast kontakti
aksidental, shpëlajeni me ujë. Nëse lëngu ju hyn në sy
tuaj, kërkoni kujdes mjekësor shtesë. Rrjedhja e lëngut
të baterisë mund të shkaktojë acarim ose djegie të
lëkurës.
u Mos përdorni një bateri të dëmtuar ose të modifikuar.
Bateritë e dëmtuara ose të modifikuara mund të sillen në
mënyrë të paparashikueshme dhe të rezultojnë në zjarr,
shpërthim ose rrezik lëndimi.
u Mos e ekspozoni baterinë ndaj zjarrit ose
temperaturave të larta. Zjarri ose temperaturat mbi
130°C mund të shkaktojnë shpërthim.
u Ndiqni të gjitha instruksionet e karikimit dhe mos e
karikoni paketën e baterisë ose veglën përtej
diapazonit të temperaturave të specifikuara në
instruksione. Karikimi në mënyrë të papërshtatshme ose
në temperatura përtej diapazonit të specifikuar mund të
dëmtojë baterinë dhe rrit rrezikun për zjarr.
Shërbimi
u Riparoni veglën tuaj elektrike vetëm tek specialistë të
kualifikuar dhe vetëm me pjesë rezervë origjinale. Kjo
siguron që të ruhet siguria e veglës elektrike.
u Mos iu bëni kurrë shërbim baterive të dëmtuara. E
gjithë mirëmbajtja e baterisë duhet të kryhet vetëm nga
prodhuesi ose agjenti i autorizuar i shërbimit.
Udhëzime sigurie për prerëset e shufrave me
fileto
Mbani syze mbrojtëse. Në këtë mënyrë sytë
tuaja mbrohen nga pjesëzat e metalit që
shkëputen.
Mbajini duart larg nofullave prerëse dhe
pjesëve lëvizëse. Gishtat mund të kapen në
mekanizmin e prerjes dhe të shkaktojnë
lëndime serioze.
u Mbajeni fytyrën larg mekanizmit të prerjes. Gjatë
prerjes, fragmentet e shufrës së filetuar mund të hidhen
dhe të shkaktojnë lëndime.
u Mos punoni me materiale të gjalla dhe mbajeni veglën
elektrike nga sipërfaqet e izoluara të dorezës. Kontakti
me materiale të gjalla mund të aktivizojë gjithashtu pjesët
metalike të pajisjes dhe të rezultojë në goditje elektrike.
u Përdorni doreza kur punoni me shufra me fileto. Skajet
dhe copëzat e pjesës së punës janë të mprehta dhe mund
të jenë ende të nxehta menjëherë pas përpunimit.
u Siguroni pjesën e punës. Një pjesë pune e mbajtur në
një kapëse ose vizë mbahet më mirë sesa me dorën tuaj.
u Për përpunimin e sigurt të shufrave me fileto të gjata
ose të mëdha, vegla elektrike mund të vendoset në një
sipërfaqe horizontale duke përdorur sipërfaqet
mbështetëse. Nuk duhet të mbërthehet në vese ose të
fiksohet në një tavolinë pune.
u Mos e vendosni veglën elektrike mbi ashkla të pjesës
së punës. Mund të ndodhë dëmtim dhe mosfunksionim i
veglës elektrike.
u Gjithmonë siguroni një bazë të sigurt, veçanërisht kur
punoni në një pozicion të ngritur. Mbajeni fort shufrën
e filetuar gjatë dhe pas prerjes për të parandaluar
rënien e shufrës së prerë me filetim. Një shufër e prerë
me fileto mund të shkaktojë lëndime të rënda personale.
u Kur punoni në një pozicion të ngritur, sigurojeni
veglën elektrike siç duhet me pajisje mbrojtëse nga
rënia dhe sigurohuni që asnjë person të mos jetë nën
zonën e punës. Përdorni mbrojtjen e kokës kur punoni
lart. Kjo do t'ju ndihmojë të shmangni dëmtimin e pronës
dhe lëndimet personale nëse vegla elektrike bie
aksidentalisht.
u Nëse bateria është dëmtuar ose përdoret në mënyrë
jo të duhur, mund të dalin avuj. Bateria mund të digjet
ose të shpërthejë. Dilni në ajër të freskët dhe flisni me
një mjek në rast se keni shqetësime. Avujt mund të
irritojnë sistemin e frymëmarrjes.
u Mos e modifikoni ose hapni baterinë. Ekziston rreziku i
një qarku të shkurtër.
u Bateria mund të dëmtohet nga objekte të mprehta të
tilla si gozhdë ose kaçavida ose nga forca të jashtme.
Mund të ndodhë një qark i shkurtër i brendshëm dhe
bateria mund të digjet, të nxjerë tym, të shpërthejë ose të
mbinxehet.
u Përdorni baterinë vetëm në produktet e prodhuesit.
Vetëm kështu mund të mbroni baterinë nga mbingarkesat
e rrezikshme.
Mbroni baterinë nga nxehtësia, p.sh. nga
ekspozimi i vazhdueshëm në diell, zjarri,
papastërtia, uji dhe lagështia. Ekziston
rreziku i shpërthimit dhe i qarkut të shkurtër.
Përshkrimi i produktit dhe shërbimit
Lexoni të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet e sigurisë. Mosrespektimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve të sigurisë
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr
dhe/ose lëndim serioz.
Ju lutemi vini re ilustrimet në pjesën e përparme të
udhëzimeve të përdorimit.
1 609 92A A3L | (17.03.2025) Bosch Power Tools
Bekijk gratis de handleiding van Bosch GGC 18V-12 Professional, stel vragen en lees de antwoorden op veelvoorkomende problemen, of gebruik onze assistent om sneller informatie in de handleiding te vinden of uitleg te krijgen over specifieke functies.
Productinformatie
| Merk | Bosch |
| Model | GGC 18V-12 Professional |
| Categorie | Niet gecategoriseerd |
| Taal | Nederlands |
| Grootte | 38340 MB |







